POLITIKE

Ish-ministri i Mbrojtjes në Serbi: Rusia po e përdor situatën në Veri për avantazh të saj

Ish-ministri i Mbrojtjes së Serbisë, dhe themeluesi i Këshillit për Politika Strategjike në Serbi, Dragan Stutanovac, në një intervistë dhënë për të përditshmen opozitare serbe Danas, ka thënë se Rusia me mjeshtëri po e përdorë situatën e krijuar në Veri të Kosovës, për të shtrirë “pushtet të butë”, për të fituar disa pikë te qytetarët serb, dhe të krijojë avantazhe të saj ndaj BE-së.

“Situata në veri të Kosovës, dhe veçanërisht në vijën administrative, ka qenë e komplikuar që kur Prishtina krejtësisht në mënyrë të panevojshme ka dërguar njësitet e saj speciale për të siguruar implementimin e vendimeve për targat e automjeteve që vijnë nga Serbia”, tha Sustanovac.

Ai thote se “fakti që Serbia ka rritur prezencën e saj ushtarake shkoj në drejtimin e ‘tregimit të muskujve’ dhe vendosmërinë për të parandaluar çfarë synimi për të përdorur forcë nga njësia speciale kundër serbëve në Kosovë”.

Sipas tij, “para se të veprojë Bashkimi Evropian, Russia mjeshtërisht dëshiron që këtë situatë ta përdorë përmes shtrirjes së pushtetit të butë, dhe mbi të gjitha, të fitojë disa pikë në sy të qytetarëve të cilët besojnë se në rast të eskalimit të situatës, Rusia do të ‘intervenojë’ në konflikt”, e cila do të ishte gabim i madh sipas tij, sepse ajo është “një faktor i rëndësishëm të cilën ajo do ta përdor për të zgjidhur problemet e saj në Ukrainë. Kështu që, sot, vizita nga ana ruse, është fitore e dy anshme, dhe Serbia sigurisht se do t’i kthehet Brukselit për zgjidhje”.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Serbi, edhe të dielën u deklarua se forcat serbe janë vendosur brenda grupeve taktike që janë të vendosura në garnizonin në Rashkë, bazën ushtarake “Rudnica” dhe në drejtim të kalimit të Jarinjes.

Ministri serb i mbrojtjes Nebojsha Stefanovic deklaroi se “ushtria serbe është e gatshme t’i përgjigjet në çdo moment të gjitha sfidave që i janë vënë përpara, se ajo” do të “mbrojë njerëzit e saj dhe se progom ndaj serbëve nuk do të ndodhë përsëri”.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

“Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…

5 orë ago

Përplasje fatale në Spanjë, humbin jetën tre shqiptarë dhe një oficer policie pas grabitjes

Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…

5 orë ago

Pjesëmarrja në Haxh bie në nivelin më të ulët në 30 vjet

Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…

9 orë ago

Azilanti palestinez e godet derën e stacionit policor në Lipjan – Dëmton zyrën gjatë intervistimit, ndalohet për 48 orë

Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…

9 orë ago

Serbët ‘bukë me vete’ në Shqipëri, ekipi i Stojkovic mbërrin sot në Tiranë! Masa të forta sigurie

Ekipi serb i futbollit mbërrin sot në Tiranë për sfidën e së shtunës (7 qershor…

10 orë ago

“Trump duhet të shkarkohet, t’a zëvendësojë JD Vance”, shtatë ditët e përplasjes së Presidentit me Elon Musk

Elon Musk ka shpërndarë një postim ku kërkohet që Presidenti Trump të shkarkohet. Një përdorues…

10 orë ago