BREAKING NEWS

Ish-ministri i mbrojtjes ukrainase: Trupat ruse janë gati për të kapur Kiev-in

Rusia ka mjaftueshëm trupa për të kapur Kiev-in ose një qytet tjetër, por forcat ruse nuk i kanë numrat e mjaftueshëm për një pushtim të plotë të vendit.

Kjo është deklarata e ish-ministrit të mbrojtjes të Ukrainës, Andriy Zagorodnyuk, për të përditshmen britanike “The Guardian”.

Situata aktuale, sipas tij, duket “shumë e tmerrshme”.

“Rusia tani mund të pushtojë çdo qytet në Ukrainë. Por ne ende nuk i shohim 200 mijë trupat e nevojshme për një pushtim në shkallë të plotë”, theksoi ai për “The Guardian”.

Komentet e tij pasojnë një informim nga administrata Biden në lidhje me vendosjen ushtarake të Kremlin-it, në kufirin e Ukrainës.

Shtëpia e Bardhë tha të shtunën e 5 shkurtit se Moska kishte grumbulluar të paktën 70% të fuqisë së zjarrit që i nevojitet.

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se një sulm i plotë rus mund të çojë në kapjen e shpejtë të Kiev-it dhe potencialisht të rezultojë në 50 mijë civilë të vrarë ose të plagosur.

Zagorodnyuk tha se nuk besonte që një pushtim rus ishte i pashmangshëm.

Për ish-zyrtarin ukrainas, nëse Putin pushton Kiev-in, do të ketë luftë në shkallë të gjerë.

Administrata e Shteteve të Bashkuara, shtoi ish-shefi ukrainas, kishte të drejtë për publikimin e inteligjencës rreth planeve dhe aftësive ruse.

Nga e enjtja, Rusia do të orgnizojë stërvitje të mëdha ushtarake me Bjellorusinë, në distancë goditëse nga Kievi.

Në total, tani ka 135,000 trupa ruse në kufirin e Ukrainës. Sipas sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Rusia ka dislokuar 30 mijë trupa luftarake.

Mes tyre, përmendet njësia elitare e Spetsnaz-ve, avionë luftarakë Su-35 dhe sisteme të mbrojtjes raketore S-400.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

14 minuta ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

2 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

3 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

6 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

18 orë ago