Ish-ushtari i KFOR-it, njëherësh edhe profesori norvegjez, Kenneth Andresen, i ka reaguar Richard Grenellit, pasi ky u fundit kujtoi Betejën e Kosovës dhe “martirët e shenjtë serbë”.
Ish I Dërguari Special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka shkruar sot një përkujtim për Betejën e Kosovës ku luftuan popujt e Ballkanit kundër Perandorisë Osmane.
Grenell ka thënë se sot përkujtohen martirët e “shenjtë serbë” dhe Shën Princ Lazari.
This tweet is fake history. https://t.co/WXk0d6yZoR
— Kenneth Andresen (@kennethandresen) June 28, 2021
“Sot ne ndërrojmë heronjtë e Vidovdanit. Në këtë ditë më 1389, beteja kundër Otomanëve në Kosovë filloi”, shkroi Grenell.
“Sot është një ditë përkujtimi për Shën Princ Lazarin dhe martirët e shenjtë serbë”, shtoi ai.
Por, Andresen, që poston vazhdimisht fotografi të vjetra që tregojnë histori të shqiptarëve, i ka reaguar Grenellit.
“Ky tweet është histori e rreme”, ka thënë ai.