Kryeparlamentari Konjufca uron qytetarët e besimit ortodoks me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse
Me rastin e festës së Krishtlindjeve Ortodokse, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar të gjithë qytetarët e besimit ortodoks në Kosovë.
Nëpërmjet mesazhit të tij, kryeparlamentari Konjufca uron për më shumë paqe, mbarësi, begati, tolerancë e respekt ndërnjerëzor.
“Uroj që kjo ditë feste të shërbejë si motiv shtesë për të shpalosur ndjenjat e dashurisë ndaj njëri-tjetrit, të respektit ndaj besimeve të ndryshme në Republikën tonë, e të angazhimit për të punuar së bashku për ndërtimin e një të ardhmeje më të begatë, në paqe e harmoni”, thuhet në urimin e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…