POLITIKE

Ish-zëvendësministri kosovar: I ashtuquajturi shqiptar Abazoviq po realizon interesat serbomëdha

Ish-zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha, ka kritikuar kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, për marrëveshjen që nënshkroi sot me Kishën Ortodokse Serbe, për të cilën tha se nuk e njeh shtetin e Kosovës, e as vetë kombin malazez.

Për këtë të fundit, Berisha tha se iu gjend Kosovës në kohë të vështira, derisa për Abazoviqin tha se u bë kryeministri i parë i Malit të zi që po godet traditën e shtetit.

“I maskuar nën petkun e orientimit qytetar, e ndërton URË me Kishën Ortodokse Serbe, që pa hyrë në detaje tjera, nuk e njeh Malin e Zi si shtet, nuk e njeh kombin malazez ashtu siç nuk e njeh as shtetin e Kosovës. Ky mashtrues, ashtu sikurse edhe prototipi i tij Kurti në Kosovë që përmes parullave antikorrupsion e qeverisje të mirë e marifeteve të tjera erdhën në pushtet, në fakt është bërë kryeministri i parë i Malit të Zi që e godet në traditë shtetin që përkrahu shqiptarët gjatë luftës në vitet ‘98-99 dhe që, në rrethana të ndërlikuara, njohu Kosovën si shtet të pavarur”, ka shkruar Berisha.

Ai tha se është plotësisht pro iniciativës së presidentit malazez Milo Gjukanoviq për rrëzimin “e të ashtuquajturit shqiptar Abazoviq”, për të cilin shtoi se nga pozita e kryeministrit qartazi shfrytëzoi pozitën për realizimin e interesave serbomëdha duke e goditur me thikë pas shpine shtetin e vet.

“Për fat të keq në këta shekuj kemi pasur me bollëk kryevezira të këtij lloji”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago