Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po e jep dëshminë Naim Murseli, i dyshuari për organizimin e vrasjes së gruas së tij, Liridona Ademajt.
Para trupit gjykues, ai deklaroi se gjatë gjithë viteve të martesës kishte pasur një marrëdhënie të mirë me Liridonën dhe se, sipas tij, tashmë e ndjera nuk ishte ankuar asnjëherë për raportin e tyre.
“Me Liridonën emi fejuar në vitin 2010 dhe jemi martuar më 11 dhjetor 2011, që i bie kom pasë 12 vite martesë me Liridonën dhe si rezultat i asaj martese kemi dy fëmijë, dhe marrëdhënia ime me Liridonën ka qenë shumë e mirë, e lumtur. Liridona ka qenë një grua e mrekullueshme, një nënë e përkushtuar dhe një bashkëshorte e devotshme. Ne kemi jetuar në Suedi ku Liridona pas 3 vitesh qëndrim, është bërë edhe shtetase suedeze, pra si pasojë e martesës sonë”.
Murseli tha se dëshira më e madhe e Liridonës ishte të bëhej nënë, por gjatë një periudhe pesëvjeçare ajo kishte vështirësi për ta realizuar ëndrrën e saj.
“Dëshira e saj më e madhe ishte të bëhej nënë dhe kishte probleme për të ngel shtatzënë dhe 5 vitet e para jam marrë shumë me të nëpër spitale dhe më në fund në vitin 20217, iu realizua ëndrra, u bë nënë e unë u bëra baba. Pas fëmijës së parë, pas 1 viti e gjysmë deshi Zoti edhe fëmija i dytë dhe kemi jetuar së bashku krejt kohën. Nuk ka pasur asnjëherë ndonjë ndarje apo diçka tjetër, çdo gjë ka qenë në rregull mes nesh siç e ka thënë edhe dëshmitari Kokalla dhe vetë Leonardi. Kjo është e vërteta, asnjëherë nuk është ankuar sepse asnjëherë në jetën time, larg qoftë me ushtru dhunë, ato gjëra nuk kanë ekzistuar në marrëdhënien tonë”, deklaroi Murseli.
Naim Murseli u soll nën masa të rrepta sigurie dhe me pranga në duar në sallën e gjyqit, bashkë me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, po ashtu të dyshuar për përfshirje në këtë krim.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…