Nën Antarktidë gjendet një botë e tërë e fshehur.
Një studim dhe hartë e re hedh dritë mbi të panjohurën, duke zbuluar kodra, male, luginë dhe kanione të groposura nën 4 km trashësi akullnajore.
Deri më sot, ndoshta njerëzimi dinte më tepër mbi sipërfaqen e planetit Mars sesa atë që fshihej nën akujt e kontinentit të akullt të Polit Jugor. Një grup ndërkombëtar shkencëtarësh, duke u bazuar në pamjet satelitore me rezolucion të lartë, përfshirë analizat fizike të lëvizjes së akullnajave, ka mundur të hartëzojë peisazhin nën Antarktidë.
Ka dalë në pah një hartë e pasur me detaje të jashtëzakonshme, me mijëra kodra, vargmale dhe maja të thepisura.
Gjithashtu, këto analiza të hollësishme, të parat të realizuara, janë të rëndësishme jo vetëm për të kuptuar çfarë fshihet poshtë bardhësisë pafund, por edhe sepse format e terrenit nën akullnajë ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën sesi lëvizin akujt dhe se si Antarktida mund të reagojë ndaj rritjes së temperaturave.
Majat e maleve mund të ndikojnë si frena të lëvizjes së akujve dhe shkeputjes së tyre, ndërsa zonat luginore të thella mund të favorizojnë rrëshqitjen e masave akullnajore drejt detit.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…