Katër shqiptarë janë arrestuar në Athinë pasi akuzoehn se janë pjesë e një bande grabitësisht.
Mediet greke kanë publikuar emrat dhe fotot e shqiptarëve të arrestar.
Të arrestuarit e kësaj organizate janë Indrit Arifai 20 vjeç, Mario Hoxha 19 vjeç, Adi Kala 33-vjeç si edhe Altin Mustafaj 24 vjeç.
Në kërkim është shpallur Armando Roko 20-vjeç.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin këta persona kanë kryer një sërë grabitjesh në Athinë.
Ata u shkonin dyqaneve duke u prezantuar si pjesëtarë të një kompanie që merreshin me lyerjen e xhamave dhe zakonisht parkonin larg subjektit ku do të kryenin grabitjen. Deri tani janë zbuluar
36 grabitje në Athinë, ndërsa operacioni për arrestimin e tyre u zhvillua më 10 janar.