Ishte lënë në harresë nga shteti, Marin Mema ngre kompleksin përkujtimor për Betejën e Mashkullorës

Kjo ishte gjendja vetëm pak muaj më parë e vendbetejës së famshme të Mashkullores pranë Gjirokastrës, ku ceta e Cerciz Topullit e Mihal Gramenos më 18 mars 1908 përballuan ushtrinë osmane, ngjarje kjo e pasqyruar edhe në filmin “Liri a vdekje”.


Edhe pse një vend i tillë historik duhet të ishte në vëmendjen e Ministrisë së Kulturës, në fakt ka qenë iniciativa e gazetarit Marin Mema ajo që ka ndryshuar gjithcka. Aty ku nuk kishte asgjë ka lindur ky kompleks i vërtetë që përkujton këtë luftë.


Mjafton t’i shkohet deri në fund me ndershmëri një investimi të tillë dhe nuk duhen fonde pafund. I gjithë ky investim ka kushtuar vetëm 2.1 milionë lekë. Tani paramendoni të gjithë se sa punë mund të bëheshin nëse të gjitha fondet shkojnë sic duhet, aty ku duhet.


Gazetari Mema ka falenderuar të gjithë dhuruesit që bënë të mundur realizimin e këtij projekti të jashtëzakonshëm. Në ceremoninë e inagurimit kanë marrë pjesë banorë të fshatit Mashkullore, por edhe vizitorë të ardhur nga zona të ndryshme të trojeve shqiptare.