FOTO&VIDEO

Ishte ndalur për të pushuar, mërgimtarit në Serbi ia prishin veturën dhe i kërkojnë 2,000 euro për t’ia rregulluar

Bashkatdhetarët tanë të cilët kanë qëndruar për festat e fundvitit në Kosovë, janë duke u maltretuar jashtë mase gjatë kalimit në pikën kufitare me Serbinë.

Përkundër që po presin me orë të tëra në pikën kufitare në Merdare, atyre po iu krijohen probleme edhe gjatë rrugës.

Vetëm të shtunën janë raportuar disa raste që mërgimtarëve iu janë shpuar gomat e veturave.

Por jo vetëm kaq, një bashkatdhetar që jeton në Gjermani ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar gjatë kalimit nëpër Serbi.

F.S., nga Prishtina, ka thënë për Telegrafin se pas kalimit të pikës kufitare ai ishte ndalur për të pushuar në një vend ( pompë derivatesh), dhe disa serbë ia kishin prishur veturën duke bërë që të mos ndizej më.

“Pas një orë e gjysmë vozitje, jam ndalë me pushu në një pompë karburanti. Kisha flejt pak në kerr, edhe xhamat ishin avullu, e dheza kerrin me e nxeh pak se dojsha me vazhdu rrugë, por nuk u dhez. Kur dola jashtë disa serbë aty më thanë mos e provo se e prish më shumë,……..,(kishte vazhduar biseda)”, ka thënë bashkatdhetari.

Më pas, ata i kishin kërkuar dy mijë euro që t’ia rregullonin veturën.

Bashkatdhetari iu kishte thënë se s’ka mjaftueshëm para për të paguar shumën e kërkuar dhe ata ia kishin zbritur çmimin në 900 euro.

Për shkak që ishte ftohtë, dhe kishte dy fëmijë me vete dhe gruan, ai kishte pranuar. Më pastaj ka thënë se e kanë transportuar në një fshatë më kilometra larg pompës.

“Më thanë do ta çojmë diku për ta rregulluar. Hipëm në kamion dhe aty ishte shume ftohtë, kisha fëmijët, kam përjetuar tmerr”, rrëfen ai.

Më tej ka thënë se pasi ia kanë rregulluar veturën, sërish e kanë ngritur çmimin në 1.500 euro.

“Më thanë kerri u rregullu, duhet me pagu 1500 euro. Iu thash se nuk kam, vetëm 700 euro. Ia dhashë dhe si në kërcënim më thanë se duhet me ia sjell edhe tjerat”, ka thënë mërgimtari.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

9 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

17 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

20 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

23 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago