Itali / Ambasada shqiptare nis procesin e shpërndarjes së pasaportave

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë ka bërë me dije se qytetarët që kanë aplikuar për pasaportë dhe letërnjoftim, deri më datën 3 korrik 2020 tashmë mund të shkojnë dhe të tërheqin dokumentat.

Gjithashtu njoftohet se dokumentat mund të merren edhe me anë të postët, ku qytetatët duhet të njoftojnë paraprakisht në adresën email: [email protected].

Por për ti tërhequr me postë korrieri duhet të pajiset me:

Autorizimin e firmosur për tërheqjen, shoqëruar nga kopja e dokumentit të identifikimit si dhe kuponin e aplikimit që është marrë në ambasadë.

Adresa e ambasadës:
Ambasciata della Repubblica d’Albania
Via Asmara 3 – 5
00199 Roma
Italia

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë si shumë përfaqësi të tjera dipolmatike në itali nderprey sherbimin si pasoje e masave te marra ndaj pandemise COVID-19.