Itali, vijon rënia e numrit të viktimave. Vetëm 802 raste të reja në 24 orët e fundit

Vijon të ulet numri i vikrimave nga koronavirusi në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 165 viktima.

I ulët po ashtu vijon të jetë edhe numri i rasteve të reja. 805 raste janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit, duke rënë kështu nën 1 mijë.

Numri i përgjithshëm i rasteve me Covid-19 në Itali shkon në 219,070. Ndërsa 30,560 persona të prekur me koronavirus kanë ndërruar jetë që nga fillimi i pandemisë.