POLITIKE

Dy deputetë të Serbisë në grevë urie shkaku i Kosovës

Disa deputetë të Serbisë kanë hyrë të dielen në grevë urie e dy prej tyre e kanë përmendur si arsye Kosovën. Ka qenë deputeti i pavarur i parlamentit të këtij shteti, Miladin Shevarliq ai i cili ka thënë se në grevë hyn “shkaku i pamundësisë për të nisur debat në Kuvend për cenimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë, si dhe mosrespektimin e Rezolutës 1244”.

Atij më pas i është bashkuar deputeti Boshko Obradoviq, lideri i grupit “Dveri”. Menjëherë pas tyre, në grevë kanë hyrë edhe deputetët e Partisë Progresive Serbe (SNS), Aleksandër Martinoviq dhe Sandra Bozhiq, me kërkesën që “prokuroria të reagojë dhe t’i nisë hetimet kundër Boshko Obradoviqit”.

Shevarliqi, që e ka nisur grevën rreth Kosovës, ka zënë pozitë të dielen tek shkallët e Parlamentit të Serbisë.
I veshur me veshje serbe, ai ka mbajtur një fotografi me mbishkrimin: “Nuk është çështja tek ajo nëse duam apo nuk duam të luftojmë! Por nëse duam apo nuk duam të ekzistojmë”, raporton Kossev.

Ai ka vlerësuar se “parlamenti i Serbisë është turp” që shërben për “zbatimin e njëmendësisë së partisë në pushtet”.

Ai fillimisht u kishte treguar gazetarëve në parlament deklaratën e ambasadorit të Rusisë, Aleksandër Bocan Harçenkos për gazetën “Politika” në të cilën ka theksuar se rezolutën 1244 duhet ndërruar, duke lëshuar më pas deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit për “sovranitetin e Kosovës në tërë territorin e saj”. Megjithatë, ai xhirim është i vitit 2019.

“A është kjo tradhti?… Përse nuk iniciohet çështja e largimit të Kosovës nga sistemi elektroenergjetik serb dhe bashkimit me atë të Shqipërisë? Për çfarë shërben ky parlament”, ka thënë ai.

Atij më pas i është bashkuar edhe Obradoviqi.

“Sapo i jam bashkuar Miladin Shervarliqit në grevën e urisë. Dhe besoj se nuk do të jem i vetmi. Jo vetëm për ruajtjen e Kosovës në përbërjen e Serbisë, por në rend të parë për atë. E pastaj edhe për shkelje të Kushtetues, rrënim të demokracisë dhe shtyrje të zgjedhjeve”, ka shkruar Obradoviq në Twitter.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Hapet linja direkte Tiranë-Toronto

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në Rinas në ceremoninë inauguruese të fluturimit të parë Tiranë-Toronto.…

6 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë përmban plani me 14 pika i paqes SHBA-Iran

Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit synon të zgjerojë armëpushimin mes palëve…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Zverneci po përdoret politikisht”/ Gazetari i “New York Times” në Vlorë: Akuza të pavërteta “nxijnë” Shqipërinë

Në një kohë kur projekti i Zvërnecit ka marrë mbështetjen e shteteve të bashkuara të…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

SPAK sekuestron edhe hotelin e famshëm me 5 yje në Jalë

Ky që shihni në foto është hoteli Zig Zag në Jalë, që është sekuestruar sot…

2 ditë ago
  • POLITIKE

Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane ‘Vanity Fair’ me gazetaren…

3 ditë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s…

3 ditë ago