KRYESORE

Italia në gjunjë… bilanci i viktimave rritet me 793 në 24 orët e fundit

Italia vijon të shpërndajë dhimbje për shkak të koronavirusit të ri me origjinë nga Kina. Ora 18:00 e pasditeve në vendin fqinjë është kthyer në një moment heshtje kur kreu i Mbrojtjes Civile, Borrelli jep të dhënat e fundit në vend si pasojë e epidemisë.

793 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vendin fqinjë duke e çuar në 4825 në total numrin e viktimave, një numër ky që bën të përlotet këdo. Rastet e të prekurve të rinj u rritën me 4800 në një ditë dhe në total arritën rreth 43 mijë

Zona më e prekur nga Covid-19, vijon të jetë ajo e Lombardisë, ku sipas autoriteteve zyrtarë ditën e fundit kanë humbur jetën 546 persona.

Vendi po përballet dhe me një nevojë të shtuar për staf mjekësor dhe kryeministri Conte një ditë më parë nxorri thirrjen për të gjithë mjekët jashtë sistemit që duan t’i bashkohen një Task Force për të luftuar këtë armik të ri. Thirrjes deri në këto momente i janë përgjigjur mbi 3500 mjekë.

Autoritetet shëndetësore u shprehën një ditë më parë se pikë në Itali do të vijojë dhe për disa ditë dhe do të fillojë të ulet gjatë javës së ardhshme. Për këtë arsye në shumë rajonë janë ndërmarrë dhe masa më të ashpra ku autoritetet nuk lejojnë më njerëzit të dalin xhiro apo nëpër parqe.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

4 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

18 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

19 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago