Italia, vendi i parë perëndimor që ndalon ChatGPT

Italia është bërë vendi i parë perëndimor që ka bllokuar chatbot-in e avancuar ChatGPT. Autoriteti italian i mbrojtjes së të dhënave tha se kishte shqetësime për privatësinë në lidhje me modelin, i cili u krijua nga start-up amerikan OpenAI dhe mbështetet nga Microsoft, duke shtuar se OpenAI do të ndalohej dhe hetohej me efekt të menjëhershëm.

Miliona njerëz kanë përdorur ChatGPT që nga fillimi i tij në nëntor 2022. Ai mund t’u përgjigjet pyetjeve duke përdorur gjuhë natyrale, të ngjashme me njeriun dhe gjithashtu mund të imitojë stile të tjera të të shkruarit, duke përdorur internetin, siç ishte në vitin 2021 ,si bazën e të dhënave.

Microsoft ka shpenzuar miliarda dollarë për të dhe ai u shtua në Bing muajin e kaluar.

Ajo ka thënë gjithashtu se do të fusë një version të teknologjisë në aplikacionet e saj të Office, duke përfshirë Word, Excel, PowerPoint dhe Outlook.

Ka pasur shqetësime mbi rreziqet e mundshme të inteligjencës artificiale, duke përfshirë kërcënimin e saj ndaj vendeve të punës dhe përhapjen e dezinformatave dhe paragjykimeve.

Autoriteti italian i mbrojtjes së të dhënave tha se jo vetëm që do të bllokonte chatbot-in e OpenAI-t, por do të hetonte gjithashtu nëse ai ishte në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave.

GDPR rregullon mënyrën në të cilën ne mund të përdorim, përpunojmë dhe ruajmë të dhënat personale.

Autoriteti italian i mbrojtjes së të dhënave tha më 20 mars se aplikacioni kishte bërë shkelje të të dhënave që përfshinte bisedat e përdoruesve dhe informacionin e pagesave.

Ai tha se nuk kishte bazë ligjore për të justifikuar “mbledhjen dhe ruajtjen masive të të dhënave personale për qëllimin e ‘trajnimit’ të algoritmeve që qëndrojnë në themel të funksionimit të platformës”.

Gjithashtu autoriteti italian i mbrojtjes së të dhënave se duke qenë se nuk kishte asnjë mënyrë për të verifikuar moshën e përdoruesve, aplikacioni “i ekspozon të miturit ndaj përgjigjeve absolutisht të papërshtatshme në krahasim me shkallën e tyre të zhvillimit dhe ndërgjegjësimit”.