Një fans i Vladimir Putinit, Vladimir Solovyov, diskutoi në emisionin e tij lëvizjet e politikës së jashtme të Rusisë, duke përmendur me të ftuarit objektivin e radhës për pushtim.
Anton Gerashenko, një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës, publikoi një klip nga emisioni që tregon se si Kazakistani u zgjodh si një objektiv për një pushtim të mundshëm në të ardhmen.
“T’i kushtojmë vëmendje faktit që problemi ynë i radhës është Kazakistani, sepse aty mund të nisin të njëjtat procese naziste si në Ukrainë”, thanë ata në emision.
Solovyov kujtoi faktin se Rusia ka kufirin më të gjatë me Kazakistanin.
“Dhe shumë rusë janë atje. Dhe karburanti bërthamor për të gjithë Rosatom-in tonë (agjencia shtetërore ruse e energjisë bërthamore) është atje,” u tha në emision.