LAJME

Iu morr krimit: një dhuratë e Shqipërisë për Kosvoën

Një pronë që i është sekuestruar krimit, ndodhur në Vlorë, do i kalohet Policisë së Kosovës për sezonin e pushimeve, por edhe për trajnime të përbashkëta me policinë shqiptare.

Aty ishin ministrat Balla e Sveçla, duke parë nga afër këtë “dhuratë” të shtetit shqiptar për atë kosovar, e cila i është marrë krimit.

Ambienti ka një sipërfaqe 3 089 metër katrorë në ndërtim dhe mbi 2 000 metra katrorë sipërfaqe rrethuese.

“Kemi marrë vendimin që pasuritë e konfiskuara në luftën kundër krimit dhe korrupsionit të vendosen në përdorim të institucioneve shtetërore. Bashkë me ministrin e Brendshëm të Kosovës Xhelal Sveçla ishim në Vlorë ku shumë shpejt do të kemi një shtëpi të madhe pushimi dhe trajnimi për forcat e policisë”, shkruan Balla, duke dhënë më tepër detaje:

“Bashkë me Ministrinë e Brendshme të Kosovës do të investojmë ta kthejmë në një hotel të pushimeve të punonjësve të policisë së Kosovës dhe të Shqipërisë. Le të jetë ky një model i punëve që duhet të bëjmë së bashku.

Me autobusë policët nisen nga Prishtina, për tre orë janë në Tiranë. Për katër orë e gjysmë në Vlorë. Nisen të premten në mëngjes, vijnë pushojnë nga e premtja në të dielën pasdite dhe nisen sërish drejt Prishtinës”, përfundoi Balla.

“Patjetër, duhet të shijojnë edhe punonjësit e Policisë pak pushim. Jo vetëm aksione të përbashkëta”, shtoi Svelça.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

3 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

5 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

9 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

9 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

10 orë ago