Asambleja Kombëtare e Turqisë dha dritën jeshile për anëtarësimin e Suedisë në NATO, me 287 vota pro dhe 55 kundër.
Votimi ishte hapi i dytë i procesit të ratifikimit të Turqisë pasi Komisioni i Punëve të Jashtme të parlamentit miratoi ofertën muajin e kaluar.
“Sot jemi një hap më afër anëtarësimit të plotë në NATO”, shkroi në X (dikur Twitter) kryeministri suedez Ulf Kristerson.
Rezultati i kësaj të marte hoqi një pengesë të rëndësishme për pranimin e vendit nordik në aleancën ushtarake, ndërsa tashmë Hungarinë është i vetmi shtet anëtar që nuk e ka miratuar ende pranimin e Suedisë.
Megjithatë, të martën, kryeministri i Hungarisë Victor Orban tha se kishte ftuar homologun e tij suedez, Ulf Kristersson, të vizitonte Hungarinë për të negociuar kushtet e pranimit të Suedisë.
Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO në maj 2022 pas pushtimit rus të Ukrainës. Finlanda u bashkua me NATO-n në prill 2023, por Suedia është përballur me vonesa të shumta në rrugën e saj drejt anëtarësimit.
Erdogan fillimisht kundërshtoi ofertën e Suedisë për anëtarësim, duke akuzuar zyrtarët suedezë se ishin shumë të butë ndaj grupeve që ata i konsiderojnë terroriste, duke përfshirë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Që nga aplikimi, Suedia ka forcuar legjislacionin e saj kundër terrorizmit dhe ka rënë dakord të punojë më ngushtë me Turqinë për shqetësimet e sigurisë./ Reuters
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…