Një pronë që i është sekuestruar krimit, ndodhur në Vlorë, do i kalohet Policisë së Kosovës për sezonin e pushimeve, por edhe për trajnime të përbashkëta me policinë shqiptare.
Aty ishin ministrat Balla e Sveçla, duke parë nga afër këtë “dhuratë” të shtetit shqiptar për atë kosovar, e cila i është marrë krimit.
Ambienti ka një sipërfaqe 3 089 metër katrorë në ndërtim dhe mbi 2 000 metra katrorë sipërfaqe rrethuese.
“Kemi marrë vendimin që pasuritë e konfiskuara në luftën kundër krimit dhe korrupsionit të vendosen në përdorim të institucioneve shtetërore. Bashkë me ministrin e Brendshëm të Kosovës Xhelal Sveçla ishim në Vlorë ku shumë shpejt do të kemi një shtëpi të madhe pushimi dhe trajnimi për forcat e policisë”, shkruan Balla, duke dhënë më tepër detaje:
“Bashkë me Ministrinë e Brendshme të Kosovës do të investojmë ta kthejmë në një hotel të pushimeve të punonjësve të policisë së Kosovës dhe të Shqipërisë. Le të jetë ky një model i punëve që duhet të bëjmë së bashku.
Me autobusë policët nisen nga Prishtina, për tre orë janë në Tiranë. Për katër orë e gjysmë në Vlorë. Nisen të premten në mëngjes, vijnë pushojnë nga e premtja në të dielën pasdite dhe nisen sërish drejt Prishtinës”, përfundoi Balla.
“Patjetër, duhet të shijojnë edhe punonjësit e Policisë pak pushim. Jo vetëm aksione të përbashkëta”, shtoi Svelça.
https://www.facebook.com/share/v/u3s3KXXXE5sVM7fG/?mibextid=WC7FNe