LAJME

Iu ndërpre trajnimi, nis hetimi i vdekjes së veteranit britanik që mbeti me trauma nga Kosova

Autoritetet britanike do të nisin në këtë fillim të tetorit hetimet për rrethanat e vdekjes të një ushtari veteran, i cili vuante nga kujtimet e tmerrshme nga lufta në Kosovë dhe që u gjet i vdekur në një pyll tre muaj pasi kishte humbur mbështetjen e tij për trajtim të çrregullimit me stres post-traumatik (PTSD).

Alan Forcer, që vdiq në maj të vtiti 2020, iu bashkua ushtrisë në moshën 16 vjeçare, në shërbim fillimisht në Irlandën e Veriut e më pas edhe në Kosovë, më 1999.

Ai shërbeu pesë muaj dhe pastaj u kthye në shtëpi për ‘pushim dhe rikuperim’ dhe duhej trajtuar nga pasojat mentale nga përvoja në vendin e dalë nga lufta.

Forcer, u cilësua si jo i aftë nga ana mjekësore për t’u rikthyer të përfundojë pjesën e dytë të shërbimit të tij dhe më vonë iu bashkua kalorësisë derisa u lirua nga detyra në vitin 2000.

Në vitin 2017, ai kontaktoi organizatën ‘Combat Stress” për të kërkuar ndihmë për shëndetin e tij mendor dhe u diagnostifikua me PTSD, shkruan Daily Mail, transmeton Klankosova.tv.

Mandej, ai u referua në Shërbimin e Shëndetit Mendor të Veteranëve të NHS në vitin 2019 përmes TILS (Shërbimi i Tranzicionit, Ndërhyrjes dhe Ndërlidhjes) pas një përkeqësimi të shëndetit të tij mendor – por referimi u refuzua pasi ai po merrte kujdes dhe trajtim organizata “Combat Stress”.

Por, në shkurt të vitit 2020, kjo organizatë e lajmëroi se nuk mund ta përkrahin më shkaku i buxhetit dhe ndërrimit të shërbimeve.

Ai u referua përsëri në TILS, por një vlerësim arriti në përfundimin se ai nuk kishte nevojë për mbështetje as për menaxhimin e zemërimit të tij dhe as për PTSD.

Në muajin mars të vitit 2020, i gjithë vendi hyri në karantinë shkaku i fillimit të pandemisë me Covid-19 dhe u mbyllën edhe qendrat e fitnesit ku ai mund të menaxhonte gjendjen postraumatike.

Forcer, më 20 maj të njëjtit vit, nuk u kthye në shtëpi pasi kishte shkuar për peshkim dhe u raportua i zhdukur në policinë e Cleveland nga ish-gruaja e tij, Claire Lilly. Të nesërmen ai u gjet i varur në pyll.

Hetimi për vdekjen e veteranit Forcer do të shqyrtojë largimin e tij nga shërbimet e “Combat Stress” dhe referimet e Shërbimit të Veteranëve të NHS-së.

Gemma Vine, avokate e specializuar e hetimeve tha se familja e Alan dëshiron që hetimi i tij të rrisë ndërgjegjësimin për një sërë çështjesh, duke përfshirë disponueshmërinë e qasjes në mbështetjen e shëndetit mendor për veteranët e forcave të armatosura që pësojnë trauma gjatë shërbimit.

“Ne duam të sigurojmë që faktorët e ndryshëm që luajnë rol kur një veteran merr jetën e vet, të merren parasysh plotësisht dhe që ky informacion të futet në studimin e qeverisë. Pa këtë informacion, nuk do të ketë prova të mjaftueshme për të identifikuar tendencat dhe nevojat për të ndihmuar në parandalimin e vdekjeve në të ardhmen,” citohet Vine.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

10 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

17 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

21 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

23 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago