POLITIKE

Iu përmend emri gjatë përplasjeve pushtet – opozitë, Elez Blakaj reagon nga Amerika: E neveritshme, hipokrita klasikë

Ish-prokurori që merrej me listat e fryra të veteranëve në Kosovë, Elez Blakaj ka reaguar mes debatit për drejtësinë dhe përplasjeve mes pushtetit dhe opozitës në Kuvend, që nisën pas arrestimit të kryeshefit të pezulluar të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Ai këto debate i ka quajtur të neveritshme, ndërsa pa përmendur emra, Blakaj i ka quajtur “hipokritë klasikë”, ata të cilët sot sipas tij, “shesin moral”.

Reagimi i Blakajt vjen pas një interviste të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj mbrëmë në emisionin Pressing, i cili tha se kishte sjellje korrekte me ish-prokurorin si dhe pas deklaratave të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila akuzoi Haradinajn për ikjen e Blakajt nga Kosova.

“E neveritshme të dëgjosh nivelin e debatit në Kuvendin e Republikes së Kosovës, studio televizive dhe media të ndryshme duke folur për drejtësi, me theks të veçantë ata të cilët dje shanin e organizonin konferenca për shtyp e vraponin pas debateve në televizone të ndryshme, e sot na shesin moral – hipokrita klasik!”, ka shkruar Blakaj, i cili tani jeton në SHBA.

“Secili qytetar, në veçanti institucionet duhet ta lajmërojnë çdo dyshim për secilën veper penale dhe të bashkëpunojnë ngushtë me organet kompetente në të gjitha fazat e procedurës në interes të zbardhjes së rastit, pavarësisht kush është emri i përveçëm e/i të dyshuarit e poashtu sjelljes, motivit dhe performancës së zbehtë të organeve të drejtësisë!”, ka shtuar Blakaj.

Sipas Blakajt, përfituesit më të mëdhenj nga kjo rrëmujë, janë ata që s’e duan reformën në drejtësi.

“Madje të gjithë  këta përfitues, lutën vazhdimisht që të ketë sa më shumë debate, tensione, komente dhe përplasje të tilla sepse kështu mbijetojnë! Andaj, sa më pak që flitet dhe komentohet për “drejtësinë”, aq më shumë reforma do të kemi! Ndërsa për të gjithë gazetarët, në veçanti për gazetarët hulumtues, kërkoni informacione për fatin e mijëra lëndëve të regjistruara si PPN (penale të ndryshme).… e frikshme si trajtohën dhe çfarë fshihet aty!”, ka shkruar në fund Blakaj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

3 orë ago
  • POLITIKE

Integrimi i arsimit dhe shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës, Kurti: Do të veprojë në koordinim të ngushtë me Sorensenin

Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pronari i lokalit vrau një klient në Çarshinë e Vjetër

Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e herëshme të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ekspertja: Nafta e ngarkuar me 7 taksa në Shqipëri

Zana Guxholli, e ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, deklaroi se me nafta…

4 orë ago
  • KRYESORE

Vrasje e rëndë në Gjakovë: Një i vrarë dhe një i plagosur, në kërkim pronari i lokalit “My Place”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Gjakovën, ku si pasojë e të…

5 orë ago