Serbian and Bosnia and Herzegovina flag, conflict concept
Presidenti i Partisë për Veprim Demokratik (SDA) në Bosnje dhe Hercegovinë, Bakir Izetbegoviç, ka konfirmuar se ka ndërmend të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të diskutuar për krizën politike në BeH.
“Nuk kemi caktuar takim ende. Ka shumë kundërshtime që të mos shkojë në atë takim, por do të shkoj në secilin takim që mund të parandalojë skenare të këqija, dhe ku mund të ndikojë në qetësimin e gjërave”, ka deklaruar Izetbegoviç në FTV.
Pyetur se ku do të mbahet takimi, në Beograd apo në Banja Llukë, ai tha se “s’ka rëndësi kjo”.
“Nuk është se më bie kurora nga koka nëse shkoj në Beograd. Unë kam për qëllim të bisedojë dhe të arrijë atë që thash, që të mos ketë më konflikt, që të kuptojmë njëri-tjetrin, që të mund t’i bashkërendisim interesat”, tha ai.
Ai shtoi se BeH do të ishte “pothuajse një vend normal”, në derë të BE-së dhe NATO-s, nëse nuk do të ishin politikat e anëtarit serb të Presidencës së BeH-së, Milorad Dodik dhe Aleancës së tij të Social Demokratëve të Pavarur.
Kryetari i Presidencës së BeH-së, Zheljko Komsiç, kundërshton takimin midis Izetbegoviç dhe Vuçiç.
“I thashë të mos e bëjë këtë”, tha Komsiç.
Edhe deputeti i Dhomës së Popullit të Asamblesë Parlamentare të BeH, Denis Beqiroviç, nga Partia Socialdemokrate e BeH, beson se Izetbegoviç do të bënte një gabim të madh duke shkuar në takimin në Beograd.
Përfaqësuesja e partisë së tyre, Sabina Cudiç, ka thënë se Izetbegoviç, duke shkuar në takimin me Vuçiçin, “do t’i poshtërojë dhe banalizojë institucionet e shtetit të BeH-së po aq sa Dodikun”.
“Nuk ka asnjë bazë institucionale që e kualifikon Izetbegoviçin për një takim të tillë, përveç në imagjinatën e tij se ai është lideri i boshnjakëve. Në këtë mënyrë, Izetbegoviçi në fakt po i poshtëron edhe boshnjakët, sepse ata kanë treguar se nuk janë popull as politik dhe as ideologjikisht monolit, por jashtëzakonisht plural”, tha Cudiç.
Ajo shtoi se Izetbegoviç, duke pranuar të takohet me Vuçiçin në cilësinë e liderit boshnjak, e legjitimoi Vuçiçin edhe si lider të të gjithë serbëve.
“Kështu, e ardhmja e serbëve nga Bosnja dhe Hercegovina është e lidhur në mënyrë plotësuese me Serbinë, dhe në këtë mënyrë me territorin e BeH, i cili është i banuar kryesisht nga serbët”, tha ajo.
Cudic ka vlerësuar se Izetbegoviç do të bisedojë me Vuçiçin për “shpëtimin e Dodikut nga rënia e tij e mundshme” dhe se me vizitën në Beograd do ta tregojë Presidentin e Serbisë si paqebërësin më të madh në Ballkan.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…