BOTA

Izraeli gati të hyjë në Rafah, ushtria grumbullon tanke në kufirin me Gazën

Izraeli është gati për të hyrë në Rafah, bastionin e fundit të Hamasit në Gazën jugore. Ushtria ka grumbulluar dhjetëra tanke dhe automjete të blinduara përgjatë kufirit jugor me Gazën në vendkalimin izraelit Kerem Shalom pranë Rafah, thanë gazetarët që panë lëvizjen e automjeteve ushtarake.

Të enjten pasdite ushtria izraelite (IDF) informoi qeverinë se forcat e saj kanë përfunduar përgatitjet për të hyrë në Rafah dhe se data varet vetëm nga kabineti i luftës.

IDF shtoi se brigada 162, deri më tani në veri dhe në qendër të Rripit, i është afruar qytetit jugor.

“Ne po shkojmë në Rafah pa dyshim. Nuk ka asnjë kontradiktë midis këtij operacioni dhe marrëveshjes për kthimin e pengjeve. Sa më shumë që i afrohemi Rafahut, aq më shumë rritet përfshirja egjiptiane”, tha një oficer i lartë izraelit.

Përgatitjet duket se janë në fazat e fundit, midis mbledhjeve të kabinetit të luftës, ripozicionimit të brigadave dhe sulmeve të reja ajrore në pjesën jugore të Rripit, në të cilat vdiqën një punëtor nga një agjenci belge dhe djali i tij 7-vjeçar.

Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur nga njëra anë kundërshtimin e tyre ndaj operacionit, duke u përpjekur të bindin Izraelin se ka “mënyra të tjera për të goditur Hamasin”, dhe nga ana tjetër kanë bashkuar një koalicion prej 18 vendesh për të kërkuar “lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve në Gaza” si parakusht “për arritjen e armëpushimit”. Së bashku me SHBA, Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe 14 vende të tjera nga 25 kombet që kanë qytetarët e tyre në duart e Hamasit i janë bashkuar nismës. “Presioni amerikan nuk ka asnjë vlerë,” u përgjigj shpejt një zyrtar i lartë palestinez, Sami Abu Zuhri, duke përsëritur kërkesën e tij për t’i dhënë fund luftës si pjesë e çdo marrëveshjeje.

Sipas zyrtarëve izraelitë, të cituar nga Ynet, Egjipti ka frikë nga “refugjatët e luftës” palestinezë që mund të hyjnë në Sinai pas sulmit në Rafah, dhe për këtë arsye nxiton t’i propozojë një marrëveshje Hamasit duke besuar se kjo mund të çojë në shtyrjen e operacionit në qyteti jugor.

Ndërkohë, ekipi negociator izraelit ka marrë “dritën jeshile” nga kabineti i luftës me një mandat specifik: “Fleksibilitet në pozicionin e Izraelit, në mënyrë që, nëse ka një ndryshim për shkak të presionit ushtarak, të mund të ecë përpara shpejt me një marrëveshje”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vitia: Lajm që jep shpresë për shumë gra

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…

1 orë ago
  • KRYESORE

Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…

1 orë ago
  • BOTA

Flamuri izraelit projektohet në zemër të Teheranit

Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit  i projektuar në qendër të…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Kam humbur babanë dhe gruan”, Khamenei: Do të marrim hak për dëshmorët tanë

Gjatë deklaratës së tij, udhëheqësi i ri i Iranit, Mojtaba Khamenei, bëri gjithashtu thirrje për…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama: Vuçiqi e ka një makth – Kosovën

Kryeministri i Shqipëri, Edi Rama, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

I dha fund jetës me fostoksinë, shpallet në kërkim bashkëshorti i 25-vjeçares nga Lezha, në trup pati edhe shenja dhune

Kjo është 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj nga Lezha, e cila një ditë më parë ndërroi jetë…

8 orë ago