Izraeli goditi pozicionet e mbajtura nga Qeveria siriane dhe aleatët e saj pro-iranianë pranë Damaskut gjatë natës (2 nëntor), tha Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, një organizatë që monitoron luftën në Siri.
Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA konfirmoi sulmet por tha se ato shkaktuan vetëm dëme materiale.
“Një agresion me raketa u ndërmorr nga armiku”, i ka thënë agjencisë një burim ushtarak.
Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani të Madhe tha se shënjestrat e sulmeve ishin pozicionet e ushtrisë dhe depot e armëve që u përkisnin milicive të mbështetur nga Irani.Organizata tha se nga sulmet e ngjashme javën e kaluar janë vrarë pesë militantë.
Izraeli shumë rrallë i komenton sulmet në Siri, por ka konfirmuar kryerjen e qindra sulmeve që nga shpërthimi i luftës civile në vitin 2011.
Përpjekja e Izraelit është të ndalojë Iranin të fitojë terren.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…