Situata në Lindjen e Mesme po i afrohet pikës së vlimit. Një bazë ushtarake e trupave pro Iranit, u bombardua në Irak, me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve. Por teksa vëmendja kthehet nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara nxitojnë te theksojnë se Tel Avivi nuk është i përfshirë në sulm.
Sakaq më herët, në shënjestër të sulmeve u vu edhe një sistem radarësh të mbrojtjes ajrore në rajonin e Isfahan në Iran, që mbron kompleksin bërthamor të Natanz. Sipas zyrtarëve të cituar nga mediat amerikane, në zonë ishte lëshuar një raketë izraelite, e ashtuquajtur “harabeli blu”.
Mediat në Teheran po përpiqen ta minimizojnë sulmin ndërsa ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ironizoi se armatimet e përdorura ishin si lodra fëmijësh. Megjithatë ai u kujdes të paralajmëronte Izraelin, se nëse do të ndërmerrte veprime të vendosura kundër Iranit, përgjigjja do të ishte e menjëhershme dhe maksimale.
Ngjarja ndodh pas disa javësh tensione të larta mes dy vendeve rivale, ku Izraeli sulmoi një konsullatën iraniane në Siri, ndërsa Teherani u kundërpërgjigj me një sulm të paprecedentë kundër izraelit. Qeveria izraelit nuk ka komentuar ende zyrtarisht, por hezitimi i Iranit për të drejtuar gishtin me vendosmëri kundër Tel Avivit, pas sulmit të fundit, ka rritur shpresat se një konflikt i gjerë në Lindjen e Mesme mund të evitohet.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…