Koha e mundshme për të parandaluar një sulm të Izraelit ndaj programit bërthamor të Iranit po kalon me shpejtësi ka thënë gjenerali i pensionuar izraelit Amir Avivi. Ai ka shtuar se tërheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Lindja e Mesme duke e lejuar Kinën dhe Rusinë të hynë po kufizon opsionet e Izraelit për të shmangu konfliktin.
Periudha kohore kur Izraeli do të sulmojë në Iran po ngushtohet e po afrohet potencialisht në disa muaj ka thënë Avivi për gazetën amerikane The Washington Free Beacon.
Një sulm i Izraelit ndaja Iranit “është një gjë e keqe për të gjithë, por kjo është ajo që do të ndodhë, e ndoshta brenda tre muajsh apo gjashtë”. Avivi ka shërbyer tre dekada në Forcat Mbrojtëse të Izraelit para se të kryesojë një institut hulumtues të sigurisë kombëtare, Israel Defence and Security Forum.
“Në këtë moment, SHBA po rri anash, e pavendosur nëse dëshiron të krijojë dhe udhëheqë një koalicion që do të stabilizonte rajonin dhe sfidonte aleancën Rusi-Iran” tha Avivi.
Ish presidenti amerikan Donald Trump kishte nisur krijimin e një koalicioni të tillë përreth Akordeve të Abrahamit që zmbrapsnin Iranin. Progresi ngeci pasi që Presidenti Joe Biden hyri në Shtëpinë e Bardhë me një qëndrim antagonist me Arabinë Saudite, një aleat kyç amerikan në rajon për shkak të shkeljeve ndhe shqetësimeve për të të drejtat e njeriut.
Në fillim të muajit mars Arabia Saudite dhe Irani u pajtuan për një marrëveshje paqeje dhe vazhdimin e marrëveshjeve diplomatike me ndërmjetësimin e Kinës, që ka shtuar ndikimin në Lindjen e Mesme së bashku me Rusinë, ndërsa SHBA është tërhequr.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shprehur shqetësimet rreth përparimit që Irani ka shënuar drejt arritjes të bëhet fuqi bërthamore. Sipas raporteve Irani ka arritur pasurimin e uraniumit në 84%. Grada e uraniumit për armë bërthamore është 90 %.
“Ju mund të veproni me sanksione të rënda ekonomike, por kjo nuk është e mjaftueshme. Një kushtëzim i nevojshëm, dhe shpesh herë i mjaftueshëm është një veprim ushtarak bindës. Sa më gjatë që prisni, aq më vështirë bëhet. Ne kemi pritur shumë gjatë”.