Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar fotografitë e asaj që ata pretendojnë të jenë veturat ushtarake perëndimore, të braktisura dhe që përdoren nga ukrainasit.
Bëhet fjalë për veturat ushtarak të prodhimit amerikan Humvee, me të cilat tentuan t’ju hedhin hi sy botës, duke pretenduar se kinse me ato mjete grupi i vullnetarëve rusë të mbështetur nga ukrainasit u futën në territorin rus – konkretisht në Belgorod.
Megjithatë ekspertët perëndimorë këto fotografi, i shohin si një skenar që nuk u mendua ‘mirë’ nga Kremlini dhe shërbimet sekrete ruse.
Mjetet ushtarake shihen kinse në gropa të hapura nga artileria, por ajo çfarë nuk e kishin menduar mirë rusët janë pozicioni i tyre.
Në fillim njëri mjet kishte përfunduar në gropë me vetëm një gomë, e tjerat kishin mbetur mbi sipërfaqen e tokës. Madje terreni ishte i mbushur me baltë, kurse në rrota nuk vërehet as edhe një njollë balte.
Në fotografinë tjetër, Humvee shihet me “hundë” në gropë, por që “hunda” nuk ishte bërë fare baltë dhe dukej sapo kishte dalë nga ndonjë autolarje.
Sky News ka arritur të analizojë imazhet në pikën e kontrollit në Belgorod, dhe konfirmoi se ato imazhe nuk figuronin fare në filmimet e realizuar me dron e as dy veturat ushtarake amerikane.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…