Izraeli nuk do të lejojë përfshirjen e teknologjisë së avancuar izraelite në avionët luftarakë F-35 që Turqia synon të blejë, deklaroi zëvendës ministrja e Jashtme izraelite, Sharren Haskel.
Në një intervistë për gazetën greke Kathimerini, Haskel tha se Izraeli kundërshton një marrëveshje të mundshme mes Washington-it dhe Ankarasë për furnizimin e Turqisë me këta avionë, duke theksuar se një pjesë e konsiderueshme e teknologjisë së avancuar të përdorur në F-35 ka origjinë izraelite.
“Kjo teknologji nuk do të jetë e pranishme në F-35-t që Turqia mund të marrë”, nënvizoi ajo, duke shtuar se qëndrimi i Izraelit është i qartë dhe se çdo marrëveshje SHBA-Turqi në lidhje me këta avionë shihet me kujdes dhe kundërshtohet në Tel Aviv.
Zëvendës ministrja theksoi gjithashtu rëndësinë strategjike që ka për Izraelin bashkëpunimi trepalësh me Greqinë dhe Qipron, duke shprehur gatishmërinë për të punuar me “forca konstruktive” në rajon.
Në këtë kuadër, Haskel bëri të ditur se Izraeli ka vendosur të nisë fazën e parë të një projekti për krijimin e një lidhjeje elektrike me Qipron.
Sipas saj, Tel Avivi nuk do të presë përfundimin e të gjitha proceseve mes Greqisë dhe Qipros, por ka marrë përgjegjësinë për të ecur përpara me zbatimin e marrëveshjes.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…