Izraeli po asiston fshehurazi Tajvanin në zhvillimin e sistemit të tij të ri të mbrojtjes raketore “T-Dome” – një projekt i modeluar pas sistemit të njohur izraelit “Iron Dome”, sipas një raportimi ekskluziv të Intelligence Online.
Burime të këtij portali të specializuar në çështje të inteligjencës bëjnë të ditur se zëvendës ministri tajvanez i Mbrojtjes, Po Horng-huei, zhvilloi një vizitë të fshehtë në Izrael në muajin shtator për të avancuar bashkëpunimin teknik në kuadër të këtij projekti.
Marrëveshja, sipas raportimit, përfshin transferim teknologjie në radarë dhe raketa, të ngjashme me sistemet izraelite EL/M-2084 Green Pine dhe Arrow-2.
Ky bashkëpunim, që deri më tani nuk është konfirmuar zyrtarisht nga asnjëra palë, vjen në një kohë kur Tajvani po përpiqet të forcojë mbrojtjen ajrore ndaj kërcënimeve në rritje nga Kina, e cila e konsideron ishullin si pjesë të territorit të saj.
Presidenti tajvanez Lai Ching-te paralajmëroi më 10 tetor se vendi do të rrisë ndjeshëm buxhetin e mbrojtjes dhe do të shpejtojë ndërtimin e “T-Dome”, duke e përshkruar atë si një “rrjet sigurie” shumë-shtresor për mbrojtjen e popullsisë.
“Do të ndërtojmë një sistem të rreptë mbrojtjeje ajrore me zbulim në nivel të lartë dhe ndërprerje efektive”, deklaroi Lai gjatë fjalimit të tij të Ditës Kombëtare.
Izraeli dhe Tajvani nuk kanë marrëdhënie diplomatike formale, por raportet mbi bashkëpunime teknologjike të nivelit të lartë në fushën e mbrojtjes janë shfaqur herë pas here, shpesh përmes kanaleve të ndërlikuara të bashkëpunimit industrial.
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…
Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…