POLITIKE

Izraeli rrit praninë në Detin e Kuq për të luftuar Iranin

Marina izraelite ka rritur “në mënyrë eksponenciale” aktivitetet e saj në Detin e Kuq.

Kjo, pas kërcënimeve në rritje të Iranit ndaj anijeve izraelite, sipas deklaratёs tё komandantit izraelit tё sapo-pensionuar, Eli Sharvit.

Eli Sharvit nuk pranoi të konfirmonte një seri sulmesh dhe fatkeqësish mbi anijet iraniane që i ishin atribuar Izraelit.

Teksa i përshkroi aktivitetet iraniane si një shqetësim izraelit dhe tha se marina ёshtё gati të godasë kudo që tё jetё e nevojshme për të mbrojtur interesat ekonomike të vendit.

“Shteti i Izraelit do të mbrojë lirinë e tij të lundrimit në të gjithë globin”, tha Sharvit për agjencinë mediatike “The Associated Press”, disa ditë pasi përfundoi mandatin e tij pesëvjeçar.

Pavarёsisht se marina izraelite ka një avantazh dërrmues ndaj armiqve të saj në rajon, ajo vazhdon tё përballet me një sërë kërcënimesh.

Ndёr tё grupi terrorist libanez Hezbollah, i cili posedon një arsenal raketash të drejtuara tokë-det, sundimtarët terroristë të Hamasit në Gaza, të cilët kanë zhvilluar një skuadër të vogël komandosh detar, si dhe sfidat e paraqitura nga aktiviteti ushtarak iranian në të gjithë rajonin.

Një nga përgjegjësitë më të rëndësishme të marinës është mbrojtja e platformave të gazit natyror të Izraelit në Detin Mesdhe, të cilat pёrbёjnё tani rreth 75% të energjisë elektrike të vendit.

Ish-komandanti konfirmoi se Izraeli ka përgjuar shumë dërgesa të armëve në Hezbollah.

“Jemi shumë vigjilentë në lidhje me dërgesat e armëve nga deti dhe çdo herë që një dërgesë është armë, dhe jo diçka tjetër, ne veprojmë”, tha ai.

Shqetësimi më i madh i Izraelit, deri mё tani, sipas tij është Irani armik, tё cilin vendi e akuzon se po pёrpiqet tё krijojё armё bёrthamore.

Ai gjithashtu citon praninë ushtarake të Iranit në Sirinë fqinje dhe mbështetjen e Iranit për grupet terroriste si Hezbollah dhe Hamas.

Vitet e fundit, Izraeli dhe Irani janë përfshirë në një luftë që ka parë vrasjet e shkencëtarëve bërthamorë iranianë, shpërthime misterioze në objektet bërthamore iraniane dhe së fundmi një seri shpërthimesh në anije mallrash me lidhje iraniane dhe izraelite.

Në shumicën e rasteve, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Sharvit refuzoi të diskutojë operacione të veçanta, por tha se aktiviteti detar izraelit në Detin e Kuq është rritur “në mënyrë eksponenciale” gjatë tre viteve të fundit.

“Ne e kemi rritur praninë tonë në Detin e Kuq në mënyrë të konsiderueshme”, tha Sharvit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago