CNN raporton se një raketë izraelite ka goditur Iranin. Mediat shtetërore iraniane citojnë raporte të pakonfirmuara për shpërthime në provincën qendrore të Isfahanit.
Fluturimet janë pezulluar mbi disa qytete, thonë mediat shtetërore. Irani ka qenë në gatishmëri të lartë pasi Izraeli tha se do t’i përgjigjej raketave dhe dronëve iranianë.
Një ditë më parë edhe Irani ka kërcënuar Izraelin me një hakmarrje të fortë nëse ky i fundit tenton të sulmojë.
Ministri i Jashtëm iranian paralajmëroi Tel-Avivin nga selia e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Pas sulmit izraelit të raportuar nga mediat amerikane mbi Isfahan të Iranit, aeroporti ndërkombëtar i Teheranit mësohet se është mbyllur. Disa fluturime të Emirates dhe Flydubai që po fluturonin mbi Iran bënë kthesa të papritura nga hapësira ajrore, sipas shtigjeve të fluturimit të treguara në uebsajtin gjurmues Flightradar24.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…