POLITIKE

Izraeli sulmon Iranin, Trump fajëson Teheranin: U dhashë disa mundësi për marrëveshje – thjesht refuzuan

Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar pas sulmeve të Izraelit ndaj Iranit – ku raportohet edhe për viktima, pos dëmeve materiale.

Në një mesazh të gjatë në platformën Truth Social, ai i bëri thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje me SHBA-në dhe të heqë dorë nga krijimi i armës bërthamore.

“I dhashë Iranit shans pas shansi për të bërë një marrëveshje. U thashë me fjalët më të fuqishme: ‘thjesht bëjeni’, por sado që u përpoqën, sado afër që arritën, nuk mundën ta realizonin”, deklaroi 78-vjeçari.
Trump shtoi se e kishte paralajmëruar Iranin për pasojat që do të vinin nëse nuk bashkëpunonin: “U thashë se do të ishte shumë më keq se çdo gjë që dinin, prisnin ose që u ishte thënë. SHBA prodhon pajisjet ushtarake më të mira dhe më vdekjeprurëse në botë — pa dyshim — dhe Izraeli ka shumë prej tyre, me të tjera që po vijnë. Dhe ata dinë si t’i përdorin.”

Duke folur për sulmet e fundit izraelite, Trump deklaroi se ekstremistët iranianë “folën me guxim, por nuk e dinin çfarë i priste. Tani janë të gjithë të vdekur — dhe do të bëhet edhe më keq!”

Ai e mbylli mesazhin me një paralajmërim të fortë për udhëheqësit iranianë “tashmë ka pasur shumë vdekje dhe shkatërrim, por ende ka kohë për t’i dhënë fund kësaj gjakderdhjeje. Sulmet e ardhshme të planifikuara janë edhe më brutale. Irani duhet të bëjë një marrëveshje, para se të mos mbetet më asgjë dhe të shpëtojë atë që dikur njihej si Perandoria Iraniane. Mjaft më me vdekje, mjaft më me shkatërrim — thjesht bëjeni, para se të jetë tepër vonë. Zoti ju bekoftë të gjithëve!”

Ndryshe, në qendër të sulmeve të Izraelit ndaj Iranit qëndron programi bërthamor i diskutueshëm i Teheranit.

Ky i fundit thotë se synon të zotërojë teknologjinë bërthamore për qëllime paqësore dhe mohon akuzat nga fuqitë perëndimore se po përpiqet të zhvillojë armë bërthamore.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago