Forcat e Mbrojtjes së Izraelit pretendojnë se kanë se gjatë një operacioni në Rripin e Gazës kanë eliminuar tre terroristë, mes të cilëve gjendet edhe udhëheqësi i lëvizjes islamike palestineze Hamas, Yahya Sinwar.
Kjo u raportua në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga zëdhënësit e IDF dhe shërbimit sekret izraelit “Shin Bet”.
Eliminated like a RAT. ✅👏🥳 pic.twitter.com/hDXNvFqsVz
— Eli Afriat 🇮🇱🎗 (@EliAfriatISR) October 17, 2024
“Autoritetet izraelite aktualisht po hetojnë mundësinë që një nga militantët e eliminuar mund të jetë lideri i Hamasit në Rripin e Gazës, megjithëse aktualisht nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për identitetin e tij. Në strukturën ku u zhvillua operacioni nuk u konstatuan shenja të pranisë së pengjeve. Forcat izraelite, në koordinim me Shin Bet vazhdojnë të operojnë në zonë me kujdes ekstrem dhe detaje të mëtejshme do të komunikohen më vonë”, tha pala izraelitë në një deklaratë paraprake.
Pak kohë më pas mediat izraelite raportuan deklaratën e një zyrtari të lartë të sigurisë që thotë se një nga tre terroristët e vrarë në Gaza është “me shumë gjasa” lideri i Hamasit, Yahya Sinwar, përcjell A2.
Ndërkohë, televizioni izraelit Channel 12 njoftoi pak minuta më parë se “të gjitha testet e kryera tregojnë se lideri i Hamasit, Yahya Sinwar është eliminuar”.
Yahya Sinwar, i lindur në vitin 1962 në Khan Yunis kaloi më shumë se njëzet vjet në burgjet izraelite deri në vitin 2011, ku mësoi hebraisht.
I njohur me pseudonimin “Kasapi i Gazës”, ai ishte ndër themeluesit e krahut ushtarak të lëvizjes islamike palestineze Hamas, Brigadave al-Qassam, dhe konsiderohet nga Izraeli si organizatori i sulmit të 7 tetorit 2023 në të cilin u vranë më shumë se 1200 njerëz, përfshirë ushtarë dhe civilë, raporton A2.
Sinwar u arrestua në vitin 1989 dhe u dënua nga Izraeli me katër burgime të përjetshme për rrëmbimin dhe vrasjen e dy ushtarëve izraelitë dhe katër palestinezëve të akuzuar për bashkëpunim.
Gjatë 22 viteve të tij në burg, ai u shfaq si një lider karizmatik dhe i pakompromistë për pozicionet e tij radikale, duke u bërë një pikë referimi edhe për të burgosurit që nuk ishin të lidhur me Hamasin.
Lirimi i tij erdhi në vitin 2011, si pjesë e një marrëveshjeje midis lëvizjes islamike dhe Izraelit për të liruar ushtarin izraelit, Gilad Shalit, në këmbim të të burgosurve palestinezë.
Pas kthimit në Gaza, Sinwar u ngrit shpejt në radhët e udhëheqjes së Hamasit. Ai besohet të ketë qenë pas vrasjes në vitin 2016 të një komandanti të lartë të Hamasit, Mahmoud Ishtewi, në një luftë të brendshme për pushtet, shkruan A2.
Në vitin 2017, Sinwar u bë udhëheqësi i Hamasit në Gaza, duke marrë efektivisht kontrollin e enklavës palestineze dhe duke punuar me kreun e byrosë politike me bazë në Katar, Ismail Haniyeh, për të lidhur grupin me Iranin dhe aleatët e tij në rajon, duke forcuar gjithashtu aftësitë ushtarake të militantëve islamikë palestinezë.
Me kalimin e viteve, Sinwar është bërë një figurë kyçe brenda Hamasit dhe një nga udhëheqësit më të kërkuar të Izraelit për rolin e tij në aktivitetet terroriste dhe ideologjinë e tij ekstremiste që synon shkatërrimin e shtetit hebre.
Në muajin gusht ai u emërua kreu i byrosë politike të Hamasit pas vrasjes së Haniyeh në Teheran, Iran, në një sulm që i atribuohet Izraelit.
🚨BREAKING NEWS : A photo has been making the rounds on social media showing what’s claimed to be the body of Hamas leader Yahya Sinwar.
Reports suggest a major attack happened tonight in the Rafah area. However, it’s still unclear if Sinwar was actually the target. pic.twitter.com/VnwSbVhxl5
— Eli Afriat 🇮🇱🎗 (@EliAfriatISR) October 17, 2024