KRYESORE

VIDEO/ Shembet ura në Baltimore të SHBA-së, makinat bien në lumë, të paktën 20 persona të zhdukur!

Një urë e madhe në Baltimore të Shteteve të Bashkuara, “Francis Scott Key”, është shembur pasi u godit nga një anije e madhe mallrash të martën në mëngjes, dhe si pasojë disa makina me njerëz ranë në lumin nën të.

Ura “Francis Scott Key” në Baltimore të Shteteve të Bashkuara është shembur pjesërisht pasi u godit nga një anije e madhe mallrash të martën në mëngjes.

Pamjet tregojnë urën e gjatë 2.5 km duke rënë në ujë pas përplasjes nga anija me kontejnerë duke bërë që disa automjete me njerëz brenda të binin në lumë.

Deri më tani raportohet për të paktën 20 të zhdukur në ujë. Anija goditi njërën prej shtyllave mbajtëse të urës Francis Scott Key, e cila më pas u përfshi në flakë.

Dinamika

Policia e Baltimores konfirmoi se ura u shemb pjesërisht edhe pse aktualisht është e paqartë se çfarë shkaktoi goditjen nga anija me kontejnerë Dali, 300 metra e gjatë, me destinacion Colombon në Sri Lanka. Sipas një zyrtari të Rojës Bregdetare të Baltimore, anija po lundronte nën flamurin e Singaporit.

“Një ngjarje që mund të ketë shumë viktima”

Aksidenti u konfirmua nga Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara.

“Të gjitha korsitë janë të mbyllura në të dy drejtimet për shkak të shembjes së urës”, shkroi Autoriteti i Transportit në Maryland në X.

Drejtor për komunikim në Departamentin e Zjarrfikësve në Baltimore, Kevin Cartwright tha se ishte shumë herët për të konfirmuar numrin e viktimave, por e përshkroi shembjen e urës si në kategorinë e “ngjarjeve që mund të ketë shumë viktima”.

“Kjo është një gjendje serioze emergjente. Përqendrimi ynë tani është të tentojmë t’i shpëtojmë këta njerëz”, tha Cartwright.

Uji në portin Baltimore është aktualisht në 9 gradë Celsius. Rreziku për ata që ranë në ujë dhe mbijetuan është hipotermia.

Nuk ka të lënduar në bordin e anijes

Pronarët e anijes Dali, një anije me flamur Singapori, konfirmuan përmes një deklarate të dërguar me email se anija u përplas me një nga shtyllat e urës Francis Scott Key.

Ura e ndërtuar në vitin 1977

E hapur që nga viti 1977, ura Ura Francisc Scott Key, mban emrin e autorit të himnit kombëtar amerikan. Ura me katër korsi, është strategjike për portin e Baltimores. Në kohën e hapjes, New York Times shkroi se do t’u “siguronte automobilistëve që udhëtonin përgjatë Bregut Lindor të SHBA-së nga një alternativë tërheqëse”. Ura kushtoi 141 milionë dollarë për t’u ndërtuar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

38 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

4 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

13 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

23 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago