A balloon is seen during a demonstration by Israeli startup High Hopes Labs who are developing a balloon that captures carbon directly from the atmosphere at a high altitude, in Petah Tikva, Israel November 3, 2021. REUTERS/Amir Cohen
Një ‘Start Up’, izraelit i është bashkuar luftës kundër ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale duke gjetur frymëzim në atmosferë. “High Hopes Labs” kërkon të çojë një flotë prej qindra balonash në atmosferë të cilat do të bllokojnë dikosidin e karbonit për tu ricikluar më pas.
Emetimet e diakosidit të karbonit, nga djegia e karburanteve fosile dhe nga industri si bujqësia, apo transporti janë shkaku kryesor i ndryshimeve klimatike. Por që të heqësh CO2-in nga atmosfera, ka një kosto të lartë energjetikë. Laboratori izraelit ka zhvilluar një sistem që arrin të kapë karbonin aty ku arrin një gjendje gati të ngurtë, 50 km sipër Tokës.
“E bukura është që të arrish të kapësh gazra, është shumë e lehtë kur arrin temperaturën e ngrirjes. Karboni ngrin në minus 80 gradë celsius dhe i vetmi vend ku mund të gjejmë karbonin në një temperature të tillë është 50 kilometra sipër kokave tona”, shprehet Nadav Mansdorf, themelues i “High Hopes Labs”.
Kompania ka testuar sistemin në një shkallë më të vogël, duke lëshuar balona të mbushura me gaz së bashku me një kuti nën to që shërben si mjet për të magazinuar karbonin e ngurtë. Më pas karboni i ngrirë bie sërish në tokë dhe mund të riciklohet për përdorim industrial. Kompania synon të ndërtojë balona më të mëdha brenda dy viteve të ardhshme të cilat do të mund të lëshoheshin për të hequr nga atmosfera rreth 1 ton karbon në ditë, me një kosto më të ulët se 100 dollarë.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…