Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna ka folur për takimet që ka pasur me Ibrahim Rugovën dhe oferta për luftë të hapur me Serbinë.
Dobruna, ka thënë se Ibrahim Rugovës i ka shkruar një letër në atë kohë.
“Ibrahim Rugovës i kam shkruar se ka tradhtuar veprën e vet. Na ke treguar në kopertinë që Pjetër Bogdani ka qenë me pushkë e me pendë. Me pendë në rregull, po pushka ku mbeti? Asgjë më shumë nuk i kam thënë. Letrën ia kam shkruar para luftës”, tha Dobruna në RTV Dukagjini.
Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tregon edhe për një takim që ka pasur me Ibrahim Rugovën në shtëpinë e këtij të fundit në Lakrishte.
“I kam marrë lapsin edhe i kam shkruar: Jemi duke i përgatitur një palë rroba rezervë demokracisë në Kosovë. Cili është mendimi yt?”.
“Mirë. Kujdes të lutëm”, më ka shënuar Rugova.
Dobruna thotë se ma kaq e ka lënë pasi e ka ditur që është i përgjuar nga shërbime të ndryshme.
“Ka përfunduar me aq. Unë e kam rrugën time, ti merre rrugën tënde”, më ka thënë në fund Rugova.
Dobruna thotë se më këtë e ka kuptuar se Rugova mendon se rruga e tij është më e mirë dhe se ai bashkë me të tjerët ka vazhduar rrugën e luftës.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…