POLITIKE

Ja çfarë tha konkretisht Ministri Reka për daljen e Serbisë në detin Adriatik, që ngjalli reagime të ashpra të opozitës

Ministr i Integrimeve, Blerim Reka, ka propozuar një ide, si zgjidhje në dialogun Kosovë-Serbi, të cilën ai e ka quajtur ‘kompromis fer për Serbinë’. Duke ia mundësuar Serbisë daljen në detin Adriatik përmes Kosovës, për çka është kritikuar shumë.

Në një intervistë ditë më parë, ministri Reka kishte thënë se ka një ide se si mund të zgjidhej dialogu Kosovë-Serbi, të cilën ai e ka quajtur ‘kompromis fer për Serbinë’.

Reka kishte thënë që në vend të asaj që po flitet se kinse duhet dhënë territor Serbisë, ka një ofertë tjetër, duke ia  mundësuar Serbisë daljen në Detin Adriatik, përmes Kosovës, përmes autostradës të Kosovës, në Durrës.

“Në vend të kësaj që po flitet, apo që po kualifikohet se kinse duhet dhënë territor Serbisë, unë e kam një ofertë tjetër. Ne mund t’ia japim korridorin transit Serbisë për dalje në Detin Adriatik, përmes Kosovës, përmes autostradës të Kosovës, në Durrës. Dhe më duket se është një kompromis fer për Serbinë”, ka thënë Reka në një intervistë në RTK.

Kjo deklaratë e Ministrit të Lëvizjes Vetëvendosje ka nxitur reagimin e ashpër të Partisë Demokratike të Kosovës, të AAK’së dhe NISMA’s

PDK, e ka konsideruar këtë ide si tepër shqetësuese dhe të rrezikshme, por edhe anti-kombëtare, si dhe ka kërkuar dorëheqje të ministrit Reka.

Deputeti i AAK’së, Gazmend Syla, i ka reaguar ashpër Ministrit të Integrimeve Europiane, Blerim Reka. Ai e ka quajtur Reken Esat Pasha.

“Ideja jote për daljen e Serbisë në det, i ngjan ëndërrave mesjetare serbe, e i ngjan edhe planeve të Grashaninit. Esat Pasha, pothuajse e realizoi këtë ide, po të mos ishte ndërhyrja austriake”, ka shkruar Syla.

Edhe NISMA përmes shefit të GP Haxhi Shala, ka thënë se Reka duhet të jap dorëheqje.

Ai e ka pyetur Rekën se me lejen e kujt ofron korridore e hap porta duke e vlerësuar si deklaratën më skandaloze të dhënë nga një zyrtarë shtetëror.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

45 minuta ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

8 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

12 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

14 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago