Ministr i Integrimeve, Blerim Reka, ka propozuar një ide, si zgjidhje në dialogun Kosovë-Serbi, të cilën ai e ka quajtur ‘kompromis fer për Serbinë’. Duke ia mundësuar Serbisë daljen në detin Adriatik përmes Kosovës, për çka është kritikuar shumë.
Në një intervistë ditë më parë, ministri Reka kishte thënë se ka një ide se si mund të zgjidhej dialogu Kosovë-Serbi, të cilën ai e ka quajtur ‘kompromis fer për Serbinë’.
Reka kishte thënë që në vend të asaj që po flitet se kinse duhet dhënë territor Serbisë, ka një ofertë tjetër, duke ia mundësuar Serbisë daljen në Detin Adriatik, përmes Kosovës, përmes autostradës të Kosovës, në Durrës.
“Në vend të kësaj që po flitet, apo që po kualifikohet se kinse duhet dhënë territor Serbisë, unë e kam një ofertë tjetër. Ne mund t’ia japim korridorin transit Serbisë për dalje në Detin Adriatik, përmes Kosovës, përmes autostradës të Kosovës, në Durrës. Dhe më duket se është një kompromis fer për Serbinë”, ka thënë Reka në një intervistë në RTK.
Kjo deklaratë e Ministrit të Lëvizjes Vetëvendosje ka nxitur reagimin e ashpër të Partisë Demokratike të Kosovës, të AAK’së dhe NISMA’s
PDK, e ka konsideruar këtë ide si tepër shqetësuese dhe të rrezikshme, por edhe anti-kombëtare, si dhe ka kërkuar dorëheqje të ministrit Reka.
Deputeti i AAK’së, Gazmend Syla, i ka reaguar ashpër Ministrit të Integrimeve Europiane, Blerim Reka. Ai e ka quajtur Reken Esat Pasha.
“Ideja jote për daljen e Serbisë në det, i ngjan ëndërrave mesjetare serbe, e i ngjan edhe planeve të Grashaninit. Esat Pasha, pothuajse e realizoi këtë ide, po të mos ishte ndërhyrja austriake”, ka shkruar Syla.
Edhe NISMA përmes shefit të GP Haxhi Shala, ka thënë se Reka duhet të jap dorëheqje.
Ai e ka pyetur Rekën se me lejen e kujt ofron korridore e hap porta duke e vlerësuar si deklaratën më skandaloze të dhënë nga një zyrtarë shtetëror.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…