POLITIKE

Ja çfarë tha Kurti në panelin e Berzh-it, dalin pamjet

Kurti filloi fjalimin e tij duke thënë se në Kosovë po ekziston entuziasëm i madh pas zgjedhjeve të fundit ku fitoi opozita, dhe kjo sipas tij do të përkthehet në zhvillim ekonomik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbajti një fjalim në panelin e organizuar nga BERZH për investime në Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Londër.

Në këtë takim po marrin pjesë liderët e këtij rajoni, ndërkohë që Kurti në këtë takim ishte ulur afër kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq.

Kurti filloi fjalimin e tij duke thënë se në Kosovë po ekziston entuziasëm i madh pas zgjedhjeve të fundit ku fitoi opozita, dhe kjo sipas tij do të përkthehet në zhvillim ekonomik.

“Është tashmë vala e tretë e entuziazmit në Kosovë. Vala e parë ishte çlirimi i vitit 1999, e dyta ishte pavarësimi i Kosovës në shkurt të 2008’ës dhe tani kemi entuziasmin e vitit 2020 për zhvillim. Kosova është në zemër të Ballkanit, me përkushtim në integrimin evropian dhe anëtarësimin në NATO. Shteti ynë është i etur për investime. Kemi një fuqi të re punëtore, që është mirë e arsimuar. Mosha meshatare në Kosovë është 30 vjet. Dhe, duam të bashkëpunojmë me vendet e rajonit”

“Linja hekurudhore prej jugut në veri, prej Hanit të Elezit në Fushë-Kosovë, në Mitrovicë dhe në Leshak. Po ashtu do të donim të shihnim një lidhje mes Prizrenit e Tetovës. Prizreni në Ksoovë dhe Tetovës në Maqedoni të Veriut”, ka thënë Kurti.

“Po presim takimet e drejtpërdrejta. Deri tani kemi 77 marrëveshje me Shqipërinë, dhe së bashku me kryeministrin Edi Rama do i japim një energji të re implementimit të këtyre marrëveshjeve. Po ashtu po presim takimin e Malin e Zi”, shtoi ai.

“Ne besojmë që mërgata jonë është kruciale për investime. Ne kemi një mërgatë shumë të madhe sidomos në Gjermani e Zvicër por edhe këtu në Britani të Madhe. Investimet do përmirësonin CV’në tonë ekonomike dhe do të mundësonin investime të tjera në të ardhmen”, e përfundoi fjalimin Kurti


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago