Në këtë drejtim, ka pasur dyshime të forta edhe për aktivitetin real të stafit të ambasadës iraniane që ndodhej vetëm 50 metër larg zyrave të AKSHI-t në Tiranë. Pas urdhrit të qeveris shqiptare për tu larguar, brenda godinës së ambasadës u ndez zjarr ku u dogjën dokumente dhe materiale të ndryshme.
Një nga materialet e para që u publikuan pas sulmeve kibernetike ishte një video ku tregohej fshirja e serverëve virtualë të AKSHI-t. Për shumë ekspertë IT-je, ky është një moment alarmi pasi aksesi në server ka qenë mjaft i kufizuar edhe nga stafi i ngushtë i AKSHI-t.
“Të dalin përgjegjësitë, qofshin këto përgjegjësi teknike apo njerëzores si ka mundësi që sistemi jonë u ca rrjeta mbrojtëse në maj të vitit 2021 dhe deri në korrik të vitit 2022 neve deri sa ra i tërë sistemi nuk morëm asnjë masë.” u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.
“Pjesa më e madhe e procedurave të sigurisë nuk janë zbatuar ose janë zbatuar fatkeqësisht pjesërisht. Microsoft thotë që kemi dalje të dhënash nga exchange server por nga ana tjetër mungon monitorimi i transferimit të të dhënave nga brenda sistemit, jashtë sistemit. Flasim për sasi të dhënash shumë të larta” u shpreh eksperti i IT, Besmir Semanaj.