Ja pse kjo qeveri është kundërkushtetuese, vota e këtij deputeti nuk numërohet

Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se kjo qeveri është kundërshtutese për arsyen se është votuar nga një deputet që ka humbur mandatin.

Kurteshi ka publikuar edhe nenin e Kushtetutës së Kosovës që e citon se kur një deputeti i humb mandate.

Postimi i plotë:

QEVERIA e sotme është kundërligjshme e KUNDËRKUSHTETUESE!

Kështu është një qeveri që hapur e qartë shkelë kushtetutën dhe ligjin.

Kushtetua e Republikës së Kosovës:

Neni 70 [Mandati i Deputetëve]

“3. Mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm, nëse:

(6) dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim;”

Ligji nr. 03/L-111 për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit

Neni 8 Përfundimi i Mandatit

1. Mandati i Deputetit/es përfundon para kohe:

“1.6. Nëse me vendimin e formës së prerë të gjykatës dënohet për vepër penale me vuajtje të dënimit për një ose më shumë vjet burg”.

Kjo është e rregulluar edhe me Nenin 25, pika (d) e Rregullores së Kuvendit.

Deputeti me mandat të humbur voton për Qeverinë Hot!

Deputeti Etem Arifi voton për!

Sot, me 61 vota për, 1 abstenim dhe 24 vota kundër, u votua nga Kuvendi Qeveria Hoti.

Etem Arifi ka votuar për. I njëjti ka votuar edhe për mocionin e mosbesimit më 25 mars 2020 kundër Qeverisë Kurti.

Etem Arifi është i dënuar me 1 vit e 3 muaj burg efektiv.

Kjo normë nuk duhet interpretuar vetëm nga Gjykata Kushtetuese, sepse, sipas përvojës së deritashme të hidhur, si mashë e krimit politik që është dëshmuar, ajo mund të bëjë interpretim që edhe këtë normë e shndërron në të kundërtën e saj. E gjykata e rregullta nuk e bëjnë këtë, sepse ato e kanë dhë vendimin.

Kush ndan drejtësi?

Gjykata Kushtetuese jo vetëm e kapur, por e ngulfatur?!

Vetëm zgjedhjet që çlirojnë Kosovën nga kapja mafioze!

#DuamZGJEDHJE!