Ish-kryeministri Albin Kurti, përmes një videomesazhi në Facebook, ka folur për herë të fundit si kreu i Qeverisë. Ai ka përmendur sipas tij disa nga sukseset, derisa ka thënë se këta 4 muaj kanë qeverisur mirë.
Në të njëjtën kohë, ai tha se aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese është i papranushëm, me atë vendim ata kanë bërë agresion mbi Kushtetutën e Republikës së Kosovë dhe kanë zhvlerësuar veten e tyre si Gjykatë.
Kjo qeveri sipas tij është e paligjshme, kjo është qeveria koti, ne jemi qeveria alternative.
Kurti tha që nesër s’do ta ta bëj pranim –dorëzimin, sepse s’mund ta pranojë atë që e shkarkoi, ndërkohë që edhe u dorëzua te presidenti
Këto janë fjalët e Kurtit:
“Sot janë bërë katër muaj që jam zgjedh kryeministër, kurse nesër s’do të jem më në këtë zyrë. 4 muaj qeverisje e mirë, 39 mbledhje të mira të qeverisë.
213 vendime që e kanë bërë shumë më të mirë politikën në Kosovë. Dua t’ju falënderoj të gjithë juve për mbështetjen, administratën publike për punë, e kabinetin qeveritar për bashkëpunim dhe këshilltarët e mi për sugjerimet e tyre.
Që nga zgjedhjet e 6 tetorit, kemi dëshmuar se jemi partia e parë dhe më e madhe në vend e Kuvend, se subjekti më i madh është VV. Kemi dëshmu që mund të qeverisim pa Listën Serbe e pa u vararur nga ta.
Kemi dëshmu që mund të zvogëlohet kabineti qeveritar, të ulen pagat, e të forcohet shteti demokratik.
Kemi dëshmu se mund të zvogëlohen pagat e qeveritare, se mund të ndalet gjakëderdhja financiare në asflatin e shtrejtë, mund të menaxhohet pandemia pa shpallur gjendje të jashtëzakonshme me sukses shembull.
Kemi dëshmu që mund të vendoset reciprociteti ndaj Serbisë, e të ndihmohet Presheva e Medvegja. Se bordet mund të shkarkohen bordet, kur ata janë familjarë të presidentit.
Kemi dëshmu se diasporës mund t’ia paguajmë Kartonin e Gjelbërt. Aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese është i papranushëm, me atë vendim ata kanë bërë agresion mbi Kushtetutën e Republikës së Kosovë dhe kanë zhvlerësuar veten e tyre si Gjykatë. Kjo qeveri është e paligjshme, kjo është qeveria koti, ne jemi qeveria alternative.
Nesër nuk do ta bëj pranim –dorëzimin, sepse nuk mund ta pranojë atë që e shkarkova, ndërkohë që edhe u dorëzua te presidenti. Ne vazhdojmë betejën, Do të kthehemi përsëri e shumë shpejtë”.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…