Ka mundësi që Aleksandar Vuçiq, kur t’i jepet ultimatumi për të njohur pavarësinë e Kosovës, të tërhiqet nga posti i presidentit të Serbisë dhe t’ia lë në dorë dikujt tjetër “patatet e nxehta”. Kështu ka thënë gazetari dhe analisti i politikës së jashtme Boshko Jakshiq. Sipas tij pritet që posa Prishtina të heq taksën të shtohet trysnia mbi Serbinë.
Çfarë na sjellin zgjedhjet që priten dhe në prag të tyre a do të jetë e pashmangshme zgjidhja e çështjes së Kosovës, sipas deklaratës presidentit Aleksandar Vuçiq se sivjet në lidhje me Kosovën Serbisë do t’i ofrohet diçka “që do të jetë e vështirë të refuzohet, por që nuk guxon ta pranojë”, citohet ai.
“Kjo deklaratë tingëllon si ta kishte formuluar këtë fjali fallxhesha e Pitit, megjithatë është goxha e qartë se çfarë fshihet pas saj – se nga ideja e ripërcaktimit të kufirit nuk ka gjë, që Vuçiq më vonë edhe e pranon dhe e akuzon popullin për këtë. Dhe rezulton qartë në atë se nga Serbia do të kërkohet ta pranojë Kosovën. Kjo është ajo formula. Duke pasur parasysh sa gjatë e ka refuzuar Serbia në çfarëdo mënyre qoftë edhe vetë idenë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, por shihet qartë se në saje të presioneve të fuqishme, dhe gjithnjë të fuqishme, që Vuçiq pret se do të intensifikohet pasi Prishtina ta heq taksën … dhe njëmend është e vështirë të parashikohet e ardhmja e Serbisë nëse nuk pranon zgjidhjen e ofruar” është shprehur Jakshiq në N1.
“Mendoj se një – Vuçiq ka pranuar detyrën rreth Kosovës dhe konsideroj se paralajmërimi i tij se do të tërhiqej do të ishte defetistë. Mund të ndodhë kjo dhe atëherë në kuptimin praktik do të thoshte se patatja e nxehtë i liohet dikujt tjetër. Por mua nuk më pëlqen ajo që ky akuzon popullin. Ai thotë – para tri vjetësh ofrova zgjidhjen, ndërsa ju nuk e pranuat. E vetmja gjë që ne e dimë është ideja e tij për rikufizim, kurrfarë hollësish të tjera përveç kësaj nuk dihen”, ka thënë Jakshiq.
„Ideja e Vuçiqit për ripërcaktim të kufirit ka pësuar disfatë në skenën ndërkombëtare, në atë ku duhet të zgjidhet çështja, dhe jo në Serbi, e cila as që është pyetur, e as që është biseduar për të, qoftë në Kuvend a diku tjetër” thotë ai.
“Hapërira e tij manovruese tani është e ngushtë, që vështirë do të dëshiropnte dikush të ndodhej në atë pozicion… është përshpejtimi i procesit për të çka insiston SHBA, është BE-ja e cila sapo stabilizohet dhe është Rusia e cila botërisht tërheq vërejtjen se nuk duhet të ketë nguti. Në këtë ambient midis tri fuqive, Serbia ka hapësirë minimale manovruese, meqë dy palë në këtë trekëndësh angazhohen për idenë e njohjes së ndërsjellë. Vuçiqit i mbetet – ose të pranojë njëfarë formule të njohjes reciproke ose që Serbia t’i kthehet Moskës. Ose të tërhiqet, ashtu siç paralajmërohet, që do të ishte jo vetëm pranim i disfatës se politikës së tij për Kosovën, por, do të thosha edhe e papërgjegjshme”, është shprehur Jakshiq për N1, transmeton Koha.net.
Sipas tij “kur të vijë Grenell ose kur të vijë Palmer, ata nuk kanë çfarë të thonë tjetër pos të shkohet me njohje të ndërsjellë”.
“Ne ndodhemi para një vendimi që përcakton fatin – ose Serbia, ashtu a kështu do të pranojë se kosova është e pavarur dhe të ndërpresë të bëjë tymosjen me temjan të tokës së shenjtë serbe, me shpresë se do ta kthejë, jo territorin por dy milionë shqiptarë, me të cilët nuk do të dijë çfarë të bëjë, ose të hapë fronte të reja me fuqitë e mëdha, përfshirë edhe atë pjesë të botës drejt të cilës Serbia normalisht synon, dhe kjo është BE-ja dhe Perëndimi” konkludon Jakshiq.