Biznesmeni nga Kosova Behgjet Pacolli, që ka 98 përqind të aksioneve në koncesionin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, foli në emisionin “Opinion” në Tv Klan, në lidhje me përplasjen që ka pasur me ortakun për aeroportin e Vlorës.
Pacolli tha se është ndjerë jashtëzakonisht i fyer nga epitetet që ka dëgjuar për veten në kohët e fundit. Ai u shpreh se nuk ka paguar asnjë ryshfet për kontratën e koncesionit të aeroportit të qytetit bregdetar.
Behgjet Pacolli: Shumë epitete më kanë vendosur në këto ditë. Jam ndjerë jashtëzakonisht i fyer, prej epiteteve ndaj njerëzve që iu kam bërë tepër mirë dhe njerëzve që janë të paditur, që vetëm kanë folur duke karakterizuar një person, pa e njohur. Nuk kam përfituar nga askush, vetëm kam kontribuar për t’ju ndihmuar njerëzve, 147 milionë euro kam investuar në Shqipëri dhe në Kosovë. Nuk jam ortak me asnjë qeveritar në Shqipëri në aeroportin e Vlorës. Kam vetëm një partneri dhe është një firmë nga Kosova dhe ai është aty me 2 përqind. Nuk kam pasur asnjë shenjë, asnjë indicie, që dikush mund të pretendojë ato aksione që kam unë, që janë 98 përqind të aksioneve në Vlorë. Nuk kam paguar asnjë ryshfet për të nënshkruar kontratën për ndërtimin e Vlorës. Unë kam dashur të le thjesht një ndërtim të bukur në Shqipëri. Nuk kam nënshkruar asgjë. Jam aksionar në kompani dhe kam mbështetur vëllezërit e mi.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…