Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka reaguar pas deklaratave të kryedemokratit Sali Berisha ndaj ambasadorit të BE-së, lidhur me projektligjin për barazinë gjinore që u diskutua në Kuvend.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Kos tha se barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së, shkruan A2 CNN.
Kos shtoi po ashtu se çdo sulm ndaj ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, është i papranueshëm, pasi sipas saj, kërkesa për barazi gjinore nuk është kërkesë personale e tij.
“Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të anëtarësimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë private e Ambasadorit të EUinAlbania Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm”, shkroi Kos në rrjetin social ‘X’.
Kujtojmë se kryedemokrati ishte i pari që kundërshtoi aktin duke e cilësuar minim të familjes shqiptare, ndërsa mes personave që përmendi ishte edhe kreu i delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato.
“Një gazetar më tha se Ambasadori Gonzato ka kërkuar votimin e ligjit. I kërkojë të nderuarit ambasador, ku shkruhet në dokumentet e BE përkatësi e shumëfishtë gjinore apo gjini me gjini të shumtë?”, tha mes të tjerash Berisha.
Për ambasadorin Berisha foli edhe në oborrin e Kuvendit, duke u ndalur te orientimi i tij seksual, shkruan A2 CNN.
Kjo ndasi për këtë akt krijohet nga nocioni i identitetit të shumëfishtë, ku për demokratët lexohet si gjini e shumëfishtë, ndërsa për socialistët si status shoqëror i shumëfishtë.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…