Media serbe i ka mëshuar një deklarate ironike të kryeministrit Rama një ditë më parë në Prishtinë, pas mbledhjes së dy qeverive, kur tha se Vuçiçin e ka vëlla.
“Sa i përket serbizmit tim, unë jam më shumë se kaq. Unë jam vëllai i Vuçiqit, por qëndrimi im është se ne nukkemi nevojë për një Serbi të radikalizuar, sidomos në kontekstin e sotëm. Dhe nëse shihni sasinë e të qeshurave dhe autoironisë kur unë dhe Kurti jemi bashkë, do të thoni ‘Nuk është vëllai i Vuçiçit, por vëllai i Albinit!’. Më lini të bëhem vëlla me të dy”, tha Rama, cituar nga B92.
Sipas medias së njohurv beogradase, ky reagim i të parit të qeverisë shqiptare erdhi si pas një pyetje gazetareske – nëse ai është një proserb? – si pas një statusi të zv/kryeministrit Besnik Bislimi, në të cilin e cilësoi atë si një “politikan pro-serb”. Statusi u fshi më pas.
B92 i mëshon dhe deklarimit serioz të Ramës se Serbia duhet ta njohë me patjetër Kosovën.
“Zgjidhja përfundimtare është njohja e Kosovës nga Serbia dhe një paqe e drejtë që u përket shqiptarëve të Kosovës”.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…