POLITIKE

Jasharaj: Kurtin e kam lutur si vëlla për 100 euro që s’na jepte, si mund të na japë tash pagën e 13-të

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj,  ka thënë se çështja e buxhetit i ka shqetësuar edhe mësimdhënësit, të cilët kanë frikë se mund të mbesin pa paga në mungesë të Buxhetit 2026. 

You can skip this ad in 2Advertisement
Ai ka thënë se pa institucione të formuara Sindikata nuk po ka ku t’i adresojë kërkesat e veta.

“Kërkesat janë shtuar, por ne nuk kemi ku t’i adresojmë pasi nuk kemi qeveri dhe e keqja më e madhe se nuk ka kush ta votojë ligjin për pagat e vitit 2026 dhe në këto situata atëherë është shtuar shqetësimi mos po mbesin njerëzit edhe pa paga, që do të ishte problem i madh ngase më shumë se 84 mijë punëtorë të sektorit publik e nga ata 30 mijë e më shumë punëtorë të arsimit, nëse për lojërat që i bën dikush në politikë na mbesin punëtorët pa paga në vitin e ardhshëm”, ka deklaruar Jasharaj.

Jasharaj në një intervistë për Ekonomia Online e ka quajtur ironike faktin se kryeministri në detyrë ka premtuar pagën e 13-të, ndërkohë që sipas tij nuk ndante 100 euro për mësimëdhënës.

“Del ironike ai premtimi për pagën e 13-të me ligjin e pagave të vitit 2026. Kurtin e kam lutur edhe si vëlla edhe si kryeministër të na japë ato 100 euro, e nuk na jepte, e si mund të presim tani që do të na japë një pagë të 13-të. Është një pagë shumë më e madhe se ai 100 që ia kërkonim ne. Të gjithë kemi mbetur me pikëpyetje”, shtoi ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

24 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago