Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, ka thënë se vetëm dy shtete i kanë dyert e mbyllura në këtë komunë, ato janë Serbia dhe Rusia.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se çdokush tjetër që ka vullnet dhe ndihmon këtë komunë pavarësisht përkatësisë fetare e etnike është i mirëseardhur.
“Për informimin e drejtë të opinionit publik, personi që ditën e enjte kam takuar, është një qytetar nga Kuvajti (shtet që ka njohur pavarësinë e Kosovës), një humanist që në disa komuna ka ndërtuar Qendra të Mjekësisë Familjare dhe donacione tjera për qytetarët me kushte jo të mira ekonomike”.
“Në Skenderaj ka ardhur për të ndërtuar qendrën rehabilituese për personat me nevoja të veçanta, qendër kjo shumë e nevojshme për të cilën tash e 22 vite pas luftës askush nuk u interesua të ndërtojë. Për më tepër ne jemi shtet demokratik që respekton secilin individ pavarësisht përkatësive andaj askush nga Ne nuk duhet të paragjykojë mbi baza fetare e etnike”.
“Shteti ynë ka miq e përkrahës të shumtë në botë, shtetet islamike kanë përkrahur e po përkrahin në vazhdimësi popullin dhe shtetin tonë, andaj çdo tendencë për të sulmuar miqtë tonë në baza fetare është dashakeq dhe nuk i shërben traditës, historisë, identitetit dhe të ardhmes sonë shtetërore”, ka shkruar Jashari.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…