POLITIKE

JD Vance thyen tabu, takohet me lideren e partisë së ekstremit të djathtë gjerman

JD Vance është takuar me liderin e partisë së ekstremit të djathtë të Gjermanisë Alternativa für Deutschland, duke thyer një tabu në politikën gjermane derisa Administrata Trump vazhdon të promovojë partitë populiste të ekstremit të djathtë në të gjithë Europën.

Në takimin në Mynih të premten, nënpresidenti i SHBA-së dhe liderja e AfD, Alice Weidel, raportohet se diskutuan luftën në Ukrainë, politikën e brendshme gjermane dhe të ashtuquajturin brandmauer, ose “murin (firewall) kundër së djathtës”, që pengon partitë ultra-nacionaliste si AfD të bashkohen me koalicionet qeverisëse në Gjermani.

Vance u takua me Ëeidel vetëm disa javë përpara zgjedhjeve gjermane, në të cilat partia anti-emigrante, anti-myslimane duket e gatshme të zërë vendin e dytë.

Takimi nuk ishte kontakti i pari mes partisë dhe një figure të afërt me Donald Trump. Elon Musk, miliarderi që tani ka një post në qeverinë federale të SHBA-së, ka pohuar vazhdimisht se “vetëm AfD mund ta shpëtojë Gjermaninë” dhe muajin e kaluar takoi Wiedel në një bisedë 75-minutëshe drejtpërdrejt në platformën e tij të mediave sociale, X.

Vance nuk u takua me Olaf Scholz, kancelarin gjerman i cili duhet të jetë ndër partnerët kryesorë të SHBA-së në negociatat me Rusinë për të ardhmen e luftës në Ukrainë.

“Ne nuk kemi nevojë ta shohim atë, ai nuk do të jetë për shumë kohë kancelar”, i tha Politico-s një ish-zyrtar amerikan për qasjen e ekipit të Vance.

Duke iu drejtuar konferencës së sigurisë në Mynih më herët të premten, Vance këshilloi liderët e Europës për refuzimin e punës me partitë e tyre të ekstremit të djathtë.

“Nëse po kandidoni nga frika e votuesve tuaj, Amerika nuk mund të bëjë asgjë për ju”, tha Vance. “Ju nevojiten mandate demokratike për të arritur çdo gjë me vlerë në vitet e ardhshme”.

Ky veprim shkaktoi valë tronditëse në qarqet politike gjermane pasi administrata Trump dukej se po bënte një bast të madh për disa nga partitë më toksike të kontinentit në kundërshtim me qeveritë në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani dhe aleatë të tjerë të mëdhenj, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

“Unë e kundërshtoj shprehimisht atë që tha zëvendëspresidenti amerikan Vance në Konferencën e Sigurisë në Mynih”, tha Olaf Scholz, kancelari gjerman, në një postim në X.

“Nga përvoja e nacionalsocializmit, partitë demokratike në Gjermani kanë një konsensus të përbashkët: ky është fireëall kundër partive të krahut të djathtë ekstrem”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

6 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

13 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

17 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

19 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago