POLITIKE

“Jemi shtet i pavarur, nuk pranojmë fyerje”, Moska: A ekziston më Vuçiç? Armët serbe nuk duhet të vrasin rusë

Mund të jetë një lojë e vjetër politike, ose një krizë e vërtetë. Beogradi dhe Moska po përplasen ashpër në distancë lidhur me ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Gjithçka ka nisur nga një intervistë e presidentit Aleksandër Vuçiç për një media gjermane ku konfirmoi se nuk e kishte problem që tu shiste europianëve armatime, edhe nëse ato do të përfundonin në duart e ushtarëve të Kievit. Zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, reagoi furishëm dhe me kritika të forta në drejtim të presidentit serb.

“Unë e hedh poshtë mundësinë që ushtarët rusë, të cilët dhanë zemrat për vëllezërit e tyre serbë, të vriten nga armët serbe. Më lejoni t’ju kujtoj se ushtria jonë ka ardhur vazhdimisht në ndihmë të popullit miqësor serb, si gjatë historisë ashtu edhe tani afër. Kur lexoj të gjitha këto intervista me presidentin serb, pyes veten nëse Presidenti Vuçiç ekziston fare. Duket se këto intervista jepen nga njerëz të ndryshëm. Ne dëgjojmë një sërë deklaratash kur ai është në Moskë dhe një tjetër kur jep intervista nga vende të tjera. Po flas vetëm për sferën publike”, tha Maria Zakharova, zëdhënëse e ministrisë së jashtme ruse, shkruan A2 CNN.

Ky ishte sulmi më i ashpër dhe i drejtpërdrejtë deri më tani i lëshuar nga Moska zyrtare në drejtim të presidentit serb. Zakharova nuk i beson syve lidhur me deklaratën ndërsa kërkoi sqarime urgjente nga Beogradi. Përgjigja nuk vonoi, por nuk ishte ajo që priste Rusia. “Kjo nuk është hera e parë që znj. Zakharova ka përdorur retorikë që nuk pasqyron frymën e marrëdhënies që ekziston midis vendeve dhe popujve tanë. Serbia nuk përdor fyerje, as nuk i pranon ato si një stil komunikimi midis miqve”, ishte reagimi që doli nga ministria e jashtme e Serbisë. Gjithashtu Beogradi i kujton Moskës se është vendi i vetëm në europë që nuk ka vendosur sanksione dhe se çështja e eksportit të armëve ka kaluar në duart e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Theksojmë edhe një herë se Serbia është një shtet sovran dhe i pavarur që merr vendimet e veta ekskluzivisht në përputhje me interesat e veta kombëtare”, lexohet më tej në reagimin nga ministria e jashtme serbe.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago